By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani – Edshtadler: Është konfirmuar mbështetja austriake për navigim të suksesshëm të integrimit tonë evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani – Edshtadler: Është konfirmuar mbështetja austriake për navigim të suksesshëm të integrimit tonë evropian
Maqedoni

Murtezani – Edshtadler: Është konfirmuar mbështetja austriake për navigim të suksesshëm të integrimit tonë evropian

admin
Last updated: 28/08/2024 14:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës së tij të parë të punës në Austri, sot në Vjenë takoi Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutë të Austrisë, Karoline Edshtadler, në të cilën biseduan për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë për politikën e zgjerimit të BE-së dhe së fundmi Planin për Rritje të prezantuar për Ballkanin Perëndimor.

Siç kumtuan nga Ministria për Çështje Evropiane, tema kryesore e diskutimit ishte Draft-agjenda e reformuese 2024-2027, të cilën ministri Murtezani e prezantoi si pako gjithëpërfshirëse dhe kohezive të masave të dizajnuara për përshpejtimin e konvergjencën ekonomike të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Agjenda reformuese përfshin sërë nismash kuantitative dhe cilësore që kanë për qëllim reduktimin e dallimeve ekonomike, rritjen e konkurrencës dhe sigurimin e përmbushjes së standardeve strikte të BE-së.

“Agjenda reformuese nuk është vetëm një plan strategjik, por një dëshmi e përkushtimit tonë për harmonizimin me standardet evropiane dhe për avancimin e procesit tonë të adermit në BE”, theksoi ministri Murtezani. “Me mbështetjen e partnerëve si Austria dhe kornizën e siguruar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, besojmë se do të kemi progres konkret drejt anëtarësimit të plotë në Union”, theksoi ministri Murtezani.

Në takim, shtohet, janë riafirmuar marrëdhëniet e fuqishme miqësore mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministri Murtezani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme parimore dhe të zëshme të Austrisë në rrugën evropiane të vendit, si dhe për rolin e saj aktiv në promovimin e politikës së zgjerimit brenda BE-së. Ai gjithashtu theksoi potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të Strategjisë së re Rajonale të bashkëpunimit zhvillimor Austriak për Ballkanin Perëndimor, e cila do të zbatohet nga viti 2024.

“Kjo strategji ofron kornizë për angazhimin e Austrisë në rajon, me mundësi për projekte bilaterale dhe rajonale në fusha kyçe si qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës social dhe ekonomik, klima dhe mjedisi jetësor”, theksoi Murtezani.

Ministrja Edshadler konfirmoi përkushtimin e Austrisë për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin dhe sigurinë evropiane.

Dy ministrat ranë dakord për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe dialogut për të siguruar navigim të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut nëpër sfidat e procesit të integrimit në BE.

“Ministrat shprehën gatishmëri për përkushtim të ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për të punuar së bashku për arritjen e qëllimeve të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, me Draft-agjendën për reforma dhe Planin për rritje si komponentë kyç të këtij procesi në vazhdim”, qëndron në kumtesën e MÇE-së.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Inflacioni po qetësohet dhe është në nivelin 3 për qind, tregtarët po i ulin marzhet maksimalisht sa munden
Next Article Lokalizohet zjarri në afërsi të hekurudhës në Kisella Vodë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?