By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musliu: Fushat e “pistë” në rrjetet sociale, na i gërditët zgjedhjet, na e gërditët votën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Musliu: Fushat e “pistë” në rrjetet sociale, na i gërditët zgjedhjet, na e gërditët votën
MaqedoniOpinioneTOP LAJM

Musliu: Fushat e “pistë” në rrjetet sociale, na i gërditët zgjedhjet, na e gërditët votën

admin
Last updated: 28/04/2024 20:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkruan, Bexhet Musliu

Shkup, 28 prill – Përdorimi i rrjeteve sociale në fushatë elektorale po rritet në çdo proces zgjedhor. Shkak janë lehtësirat që fusha digjitale ofron. Partitë politike arrijnë të komunikojnë me më shumë qytetarë në pak kohë dhe me pak kosto. Nga ana tjetër, votuesit kanë më shumë mundësi të gjejnë informacione për një kandidat apo tjetrin nga telefoni apo kompjuteri i tyre. Risitë që ka sjellë teknologjia digjitale nuk janë ndjekur nga përditësime rregullash dhe ligjesh që përcaktojnë se si kjo teknologji do duhet të përdoret në mënyrë demokratike, veçanërisht në procese zgjedhore.

Mes aktorëve të rinj në reklamimet elektorale ka edhe profile anonime apo media online pronësia e të cilave është e panjohur. Ky anonimat i lejon partive të zhvillojnë fushata jozyrtare duke përfituar nga mungesa e rregullave.

Në Maqedoninë e Veriut, fushatën zgjedhore parlamentare-2024, partitë politike më tepër po e bëjnë në rrjetet sociale si komunikim me qytetarët, me qëllim që të prezantojnë aktivitetin e partisë që përfaqësojnë, por nuk mungon edhe keqpërdorimi i tyre me fake profile, e duke ofenduar, poshtëruar kundërshtarët.

Futja e përdorimit të teknologjisë digjitale dhe më specifikisht rrjeteve sociale në fushatat zgjedhore ka “shkundur” qytetarët me postime të kritikave të pahijshme , montimi i fotografive ofenduese, video degraduese, etj etj.. Gjë që kjo po dëshpëron rininë, nesër mos të na vjen keq nëse numri nga 700.000 mijë banor të ikur të rritet në 1mln.

Qytetarët gjithmonë në fushata e pas mbarimit të fushatave dhe përfundimit të zgjedhjeve duan të dëgjojnë për zgjidhje më të mirë për një jetë më të mirë nga Qeveria e re dhe në asnjë mënyrë vetëm muhabete boshe, por fokusi i pushtetit të jetë pikërisht tek qytetari e në veçanti te rinia.

Korrupsioni është fusha në të cilën Qeveria e re duhet gjithmonë të fokusohet dhe ulja ose zhdukja e korrupsionit është poashtu një fushë e cila shfaq shumë interes tek qytetarët dhe qasje e qeveritarëve ndaj kësaj fushe, e madje në të shumtën e rasteve edhe në këtë drejtim fjalët boshe gjithmonë kanë qenë në fokus kurse premtimet i ka marrë era.

Arsimi, poashtu është një tjetër fushë shumë problematike në vend e posaçërisht për qytetarët shqiptar pasiqë gjithmonë kemi probleme me librat që nga gabimet më të vogla e deri tek ato më të mëdhaja përfshirë këtu ende probleme nëpër komuna dhe vendbanime të caktuara, madje Qeveria e re e veçanërisht ministria e Arsimit dhe Shkencave duhet të ketë një qasje serioze për zgjidhjen e këtyre problemeve që i tangojnë qytetarët me dekada.

E kur jemi te pagat, një tjetër problematikë esenciale për gjithë qytetarët e vendit poashtu janë të rëndësishme në kohën e krizës kur të gjithë luftojnë për një jetë më të mirë e sigurisht me paga më të larta, ashtu siç i ka hije një shteti që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përmes gjithë kësaj dua të përçoj porosinë se partitë politike duhet të lënë anësh fyerjet dhe ofendimet se kush është më i keq se tjetri, por duhet të prezantojnë programin për një jetë më të mirë dhe për të parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi dhe të punojnë për të ardhmen e vendit sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi shtet evropian.

DUKE OFENDUAR KUNDËRSHTARËT , PO OFENDONI QYTETARËT.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trajanov rizgjidhet kryetar i BD-së dhe bën thirrje për mbështetje të Siljanovskës
Next Article Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?