By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: NATO – 25 vjetori i bombardimeve: Sërish vjen marsi sërish vjen stina!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > NATO – 25 vjetori i bombardimeve: Sërish vjen marsi sërish vjen stina!
Opinione

NATO – 25 vjetori i bombardimeve: Sërish vjen marsi sërish vjen stina!

admin
Last updated: 25/03/2024 13:40
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Dr. Sc. Salihe Salihu
Sërish vjen marsi, sërish vjen stina është kënga e këngtarit të njohur të Ilir Shaqirit që mund të mishërohet drejpërdrejt mes dy ngjarje historike që tunden trojet tona. E para është ngjarja e marsit e vitit 1998 kur ra heroikisht Adem Jasharit me familje dhe ngjarja tjetër e 24 marsit të vitit 1999 kur NATO-ja i bombardoi forcat pushtese serb në Kosovë dhe detyroi Serbinë të ndërpretet veprimet kriminale të gjenocid në Kosovë.
Ishte marsi i vitit 1998 kur komandati legjendar Adem Jashari bashkë me familje dëshmoj se më e shtrenjtë është Liria se sa Jeta, siç thoshte edhe heroi Fehmi Lladrovci, dhe në mënyrë stoike qëndroi e luftoj në Kullen e vet duke u sakrifikua për lirinë e këtij vendi e duke u shëndërruar në yll qiellor për të shëndëritë rreze lirie. Komandanti i UÇK-së Adem Jashari ra heroikisht por rënia e tij nuk u shua por përkundërzi u shëndërrua në energji për të fuqizuar rradhët e UÇK-së. Fuqizimi I UÇK-së shkoj përtej imagjinatës të çdonjërit sepse mijëra shqiptarë anë e mbarë botës brohoritshin UÇK- UÇK dhe kërkonin armë që nën patronatin e UÇK-së ta jepnin jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ndërsa, bota u trondit dhe çështja e heshtur e Kosovës martire u ndërkombëtarizua nga jehona e pushkëve të Jasharëve dhe vazhdimi konsekuent i krismave të pushkëve të bashkëluftëtarëve të tij në radhët e UÇK- së që fuqizoj pozicionin e kërkesave të shqiptarëve. Shtimi i krismave të pushkëve e nxorrën çështjen e Kosovës në epiqendër të diplomacisë ndërkombëtare. Ndërkombëtarët, në fakt ishin të informuar vazhdimisht si nga informacionet nga politikanët kosovarë e në vecanti nga diaspora e organizuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës e cila në mënyrë kontinuele kishte kontaktuar portat e institucioneve ndërkombëtare dhe kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për ta ndihmuar Kosovën në zgjidhjen e statusit të saj, megjithkëtë çështja e Kosovës kishte mbet nën hije edhe pas dezintegrimit të federtës jugosllave. Ndërkombëtarët prolongonin kërkesat e shqiptarëve me bindjen se do të arrinin ta demokratizonin Ballkanin pas rrëzimit të sistemit komunist. Mirëpo, pas rënies së sistemit komunist nuk kaloi situata në favor të shqiptarëve por u përkeqësua. Sidomos, pas Marrëveshjes së Dejtonit situata në Kosovë u tensionua mjaftë gjatë protestave studentore të vitit 1997 por megjithkëtë nuk pati reagime me kohë dhe vazhdoi hezitimi i ndërkombëtarëve që të merrnin masa e duhura kundër regjimit gjenocidal serb.

Ishte pikërisht marsi I 1998-tës kur tyta e pushkës së komandantit legjendar Ademit I tregoj botës se shqiptarët në Kosovë nuk mund të jetonin më nën robëri e ën rgjim gjenocidal. Ishte UÇK-ja që nuk e ndali jehonën e komandantit të tyre por vazhdoj me guxim të paparë për ti dhënë përgjigjie veprimeve gjenocidale të Serbisë. Bashkimi i forcave rreth UÇK-së detyroj ndërkombëtarët që të trajtonin çështjen e Kosovës në mënyrë më serioze dhe të jepnin përgjigjie karshi situates së krijuar. Rrjedhja e heshtjes së ndërkombëtarëve rreth çështjes së Kosovës pas një dekadë solli momentumin për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Për ta materializuar momentumin nevojitej lidhja e kontakteve të UÇK-së me kanalet më kruciale të diplomacies ndërkombëtare për të prezentuar kërkesat e popullit shqiptar dhe për të kërkuar mbështetje në nivelet më të larta tek institucioneve ndërkombëtare.

Në debatet ndërkombëtare u intensifikua çështja e Kosovës dhe u ndërrua kursi për të marrë pjesë në debate vetë shqiptarët. Tani Kosova, nuk përfaqësohej nga udhëheqësia serb dhe shqiqtarët të qëndrojnë si përfaqësues vëzhgues të takimeve të qeverive evorpian përmes xhamave për të ndëgjuar se çfarë bisedohej për Kosovën, kishte dërguar zërin e përfaqësueve shqiptarë . Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës ftoheshin direkt për zhvillim të bisedimeve rreth Kosovë. Kështu ndodhi edhe në Konferencën e Rambujesë, ku grupi i udhëheqësve shqiptarë të udhëhequr nga liderët e UÇK-së dhe anëtarë tjerë të partive politike, dr. Ibrahim Rugova e akademik, Rexhep Qosja, mbronin interesat e popullit të Kosovës.

Menquria dhe ndëgjushmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë përfaqësuesëve shqiptarë me ndërkombëtarët fuqizuan besimin e ndërsjelltë me ndërkombëtarë dhe ky harmonizim i qëndrimeve përcaktoi të ardhmen e Kosovës.
Besim i ndërsjelltë rezultoj në koordinim të veprimeve të përbashkëta të UÇK-së dhe të NATO-s të cilët ranë dakord që përgjigjia më e vendosur ndaj krimeve gjenocidale serbe kundër shqiptarëve ishte bombardimi ushtarak. NATO-ja bombadoi me 24 mars 1999-të pikat ushtarake serb në Kosovë për 78 ditë rresht. Më në fund qeveria serb e kuptoj se ishte para kapitullimit dhe pranoj të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës.
Marrëveshja e Kumanovës e ndërpreu vazhdimin e veprimeve gjenocidale serb në Kosovë dhe me këtë NATO-ja dëshmoi se vlera humanitare për mbrojtjen e njërzimit është vlera kapitale që do mbrohet përjetësisht. Njëkohësisht një dekadë pas jehonës së krismave të komandantit të UÇK-së Adem Jashari, më 2008-të, Kosova e shpalli sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

You Might Also Like

Ahmeti flet për ushtarë e ndarje vetëm kur ka zor!

Ali Ahmeti iu drejtohet maqedonasve: Shqiptarët janë për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë

Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës

Kush po i saboton proceset euroatlantike të Maqedonisë së Veriut?

Kosova rrezikon të mbetet në harresë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Poligraf”: Është dezinformatë se shqiptarët hynë në Preambulë me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës
Next Article Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?