By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Poligraf”: Është dezinformatë se shqiptarët hynë në Preambulë me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Poligraf”: Është dezinformatë se shqiptarët hynë në Preambulë me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës
Maqedoni

“Poligraf”: Është dezinformatë se shqiptarët hynë në Preambulë me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës

admin
Last updated: 25/03/2024 13:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në media shpesh botohen dezinformata për ndryshimet e Kushtetutës. Shembull i tillë është kronika e TV Alfa e publikuar më 17 mars 2024 me titullin: “Platforma e Tiranës që Zaev pretendonte se nuk ekziston sot është realitet maqedonas”.

Në tekst pohohet: “Me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës, shqiptarët hynë në preambulë, gjegjësisht, në vend të popullit maqedonas dhe komuniteteve të shqiptarëve, turqve etj., u fut termi popull maqedonas dhe pjesë të popullit shqiptar, turk e kështu me radhë. Me këtë ndryshim në dukje të vogël, shqiptarët de fakto u bënë komb shtetformues”.

Mirëpo, nuk është i saktë pohimi se “me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës, shqiptarët hynë në preambulë”, sepse shqiptarët ishin pjesë e Preambulës së Kushtetutës në vitin 1991. Edhe termi “popull shqiptar” është futur në Preambulë me ndryshimet kushtetuese të miratuara më 16 nëntor 2001 pas Marrëveshjes Kornizë, e jo me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës.

Në amendamentin 4 të vitit 2001, ndër të tjera thuhet: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët që jetojnë brenda kufijve të saj, të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerëve…”.

Me amendamentin XXXIV (34) të vitit 2019, në Preambulë janë fshirë fjalët “si dhe qytetarët që jetojnë brenda kufijve të saj, të cilët janë”, kështu që tani në të thuhet: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb,  popullit rom, popullit boshnjak e të tjerëve…”.

Prandaj, pretendimi i TV Alfa se “me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës, shqiptarët hynë në preambulë” paraqet dezinformatë, e cila mund të nxisë jotolerancë ndëretnike dhe përçarje mes qytetarëve.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kusari- Lila: Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti
Next Article NATO – 25 vjetori i bombardimeve: Sërish vjen marsi sërish vjen stina!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?