By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndahen 15 karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndahen 15 karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara
Maqedoni

Ndahen 15 karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara

admin
Last updated: 07/02/2025 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit pasdite u ndanë 15 karroca elektrike për ata që kanë nevojë, nga ana e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta “SOS Vita”. Siç ishte sqaruar në ngjarje, bëhet fjalë për donacion nga njerëzit human.

Kryetari i Shoqatës, Ertan Shaqiri, tha se pesë vite e gjysmë të fundit prej kur ekziston “SOS Vita”, janë ndarë 170 karroca elektrike për personat me nevojë.

“Unë dëshiroj që personat me nevoja të veçanta të mos shihen me sy të ndryshëm, por njësoj si gjithë të tjerët. Shaqiri mes tjerash tha se duhet të ketë qasje në institucionet  për personat me aftësi të kufizuara.

Ai theksoi se ngjarjet e tilla humane me të cilat u lehtësohet jeta njerëzve me aftësi të kufizuara, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Tridhjetë e një vjet jam në karrocë dhe shumë mirë e di se si është jeta e një personi me aftësi të kufizuara”, shtoi Shaqiri.

Deputeti dhe ish ministër i Shëndetësisë Bekim Sali në një deklaratë për mediat tha se përgjegjësia e politikanëve nuk është vetëm zhvillim ekonomik dhe integrim në Bashkimin Evropian. Ai tha se është i pranishëm në ngjarje për të dhënë mesazh se edhe këta persona janë pjesë e shoqërisë. Për fat të keq, shtoi Sali, harrojmë se edhe ne mund të jemi në vendin e tyre.

“Përgjegjësia e politikanëve nuk është vetëm zhvillimi ekonomik ose integrimi në Bashkimin Evropian dhe ashtu më tutje, të cilat janë bërë agjenda kryesore e të gjitha lajmeve, të gjitha ngjarjeve. Ftesat e tilla të organizatave joqeveritare janë pjesë e ndërgjegjësimit të politikanëve”, ishte vendimtar Sali.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai shtoi se institucionet më shumë duhet të fokusohen në mundësimin e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara.

“Institucionet nuk duhet t’i lënë pas dore këto grupe”, theksoi Sali.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend
Next Article PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?