By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend
Maqedoni

Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend

admin
Last updated: 07/02/2025 15:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Shumica e qytetarëve (59,8 %) konsideorjnë se siguria në vend është shumë apo kryesisht e rrezikuar, tregon hulumtimi i Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) për perceptimin e qytetarëve për sigurinë – personale dhe në përgjithësi në shtet.

Siç informoi Qendra, hulumtimi është përpiluar nga dy pjesë, në pjesën e parë janë përpunuar çështjet lidhur me rregikimin e sigurisë, faktorët të cilët ndikojnë në të, sferat në të cilat duhet të investohet si dhe për sigurinë e grave dhe burrave.

“Hulumtimi tregoi se shumica e qytetarëve (59,8%) konsidorojnë se siguria në vend është shumë apo kryesisht e rrezikuar. Mes tyre, më të shumta janë gratë. Shqetësimi bie me rritjen e shkallës së arsimit, prej 67,0% tek ata me shkollë të papërfunduar fillore deri 47,2% tek të anketuarit me shkollim të lartë të përfunduar”, kumtoi QMBN.

Të pyetur, me cilat aktivitete mund të tejkalohet rrezikimi i sigurisë, 64,0% e të anketuarve tërësisht janë dakorduar me deklaratën “ligje më të rrepta dhe disiplinë më e madhe mes qytetarëve”.

“Një shumicë e madhe prej 91,7% janë të mendimit (plotësisht apo pjesërisht) se kjo mund të bëhet me ngritjen e standardit të qytetarëve që i jep dimension ekonomik sigurisë. Dy sferat në të cilat duhet më së shumti të investohet në mënyrë që të ulet rrezikimi i sigurisë janë prëforcimi i institucioneve (21,8%), investimi në njerëzit të cilët janë pjesë e sistemit të sigurisë përmes rritjes së rrogave dhe furnizmit të pajisjeve (19,4%). Papunësia dhe varfëria (57,9%), dukuria e terrorizmit lokal dhe kryengritja e armatosur (502,0%) dhe tensionet ndëretnike (51,3%) janë faktorët të cilët mund të ndikojnë në siguri”, tregojnë gjetjet nga hulumtimi i Q;BN-së.

Nga atje kumtojnë se është i madh dakordimi (plotësisht apo pjesërisht) edhe tek mbështetja për faktorët siç është niveli i demorkacisë, detyrimi i vendit dhe rritja e polarizimit politik.

“Korrupsioni, krimi i organizuar, shpërngulja jashtë vendit he detyrimi financiar i bën shumë të shqetësuar shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pothuajse gjysma e qytetarëve janë mjaft të shqetësuar për shkak të keqpërdorimit të drogave, ndërsa rreth një e treta për shkak të “murtajës së bardhë” përkatësisht shpopullimit, tregon hulumtimi.

Nuk pati përgjigje afirmative shumicë në pyetjen për sigurinë e grave në martesë, në punë apo në rrugë. Më së shumti përgjigje konfirmuese pati për sigurinë e grave në martesë, më pas në punë dhe në fund – në rrugë.

“Për dallim nga pyetja për sigurinë e grave, kur është në pyetje siguria e burrave, të gjitha prëgjigjet afirmative janë shumicë. Numri më i madh (64,2%) konsiderojnë se burrat janë të sigurt në martesë. Kjo përqindje ulet tek siguria në punë, 59,7% dhe akoma më shumë tek siguria në rrugë (54,4%)”, informojnë nga QMBN.

Paralajmëron se pjesa e dytë e hulumtimit do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

Anketën për QMBN e zbatoi M-Prospekt. Të dhënat janë mbledhur me anketë telefonike të zbatuar në mostër nacionale reprezentative prej 1000 të anketuarve.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube
Next Article Ndahen 15 karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?