By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndimimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndimimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe
Shqipëri

Ndimimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe

admin
Last updated: 21/01/2025 21:02
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në Malësi të Madhe fenomeni i emigrimit të familjeve po ndikon në rënien e fuqisë punëtore dhe ekonominë e zonës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, vështirësitë e kushteve ekonomike, por edhe të jetesës, vazhdojnë të nxisin largimin e familjeve nga kjo zonë. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, nga viti 2011 deri në fund të vitit 2023 nga 5 njësitë administrative të Malësisë së Madhe janë larguar rreth gjysma e familjeve.

Në anë të rrugës kombëtare, që përshkon bashkinë Malësi e Madhe, udhetarët ndeshen me një tabelë që tregon se fermerët e kësaj zone kanë nevojë për fuqi punëtore. Vlash Linadi, i cili punon për organizatën “Vis Albania”, thotë se emigracioni i familjeve nga Malësia e Madhe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.

“ Problemi kryesor është se Malësia jonë po shpërbëhet, po shpërbëhet në kuptimin e largimit të njerëzve jashtë vendit. Dhe masa është alarmuese, është ndoshta në shifrat që ne na shqetësojnë sepse i afrohet 50 përqindëshit”.

Nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave i vitit 2011 deri në regjistrimin e fundit të vitit 2023 nga Malësia e Madhe janë larguar, kryesisht drejt emigracionit, 15 mijë e 360 banorë, afërsisht sa gjysma e popullsisë së regjistruar në këtë bashki në vitin 2011. Zoti Vlashi thotë se familjet e Malësisë së Madhe emigrojnë kryesisht drejt Anglisë dhe Amerikës dhe se në këtë situatë kanë ndikuar edhe politikat qeverisëse.

“ Po të marrim Lumin Cem, ai ka një sasi të madhe hidrocentralesh të shpërndarë , po kjo krahinë vuan për energjinë elektrike. Ndoshta do të ishte më mirë që këto hidrocentrale të mos ishin të lidhur me sistemin qendror të energjisë, por të funksiononin si administrim lokal. Ndoshta për kërë arsye banorët vazhdojnë të marrin rrugën e emigrimit, sepse energjia është një ndër elementet kryesorë për jetesë”, thotë zoti Vlashi.

Malësia e Madhe, me 5 njësitë e saj administrative, është një bashki me tradita të pasura historike dhe kulturore, me burime të mjaftueshme natyrore dhe turistike siç janë Vermoshi, Lëpusha, Razma apo Boga, si dhe me tre pikëkalime kufitare me Malin e Zi. Por emigracioni po shterr dalëngadalë fuqinë punëtore të zonës. Sipërmarrësi Paulin Doda, nga fshati Pjetërshan i Malësisë së Madhe, thotë se, gjatë dy viteve të fundit rënia e ndjeshme e euros dhe mungesa e punëtorëve e kanë dëmtuar shumë biznesin e tij. Pas dhjetë vite punë në emigracion, ai ka ngritur në vendlindje bizneset e tij të përpunimit të drurit dhe inerteve për eksport.

“Problem është mungesa e punëtorëve. Jashtëzakonisht problem. Kam menduar që të bëj një kërkesë tek Ministria e Punës për të pasë 15-20 punëtorë që vijnë nga jashtë. Punëtorë të kualifikuar, sepse ne na duhen punëtorë të kualifikuar. Dhe, dita ditës po mendoj që të bëj këtë kërkesë për të pasë punëtorë, duke iu krijuar kushtet sipas ligjit”, thotë zoti Doda.

Në fshatrat e Malësisë së Madhe kultivohen më shumë se 3 mijë hektarë tokë me bimët mjekësore, kryesisht me sherbelën. Thuajse të gjitha familjet e Malësisë janë përfshirë në kultivimin e këtyre bimëve që eksportohen në SHBA. Sipas specialistit të bujqësisë, Ramadan Mema, rreth 85 për qind e eksportit të bimëve mjekësore të Shqipërisë vjen nga Malësia e Madhe. Por, vitet e fundit, fermerët po ndeshen me mungesën e tregut të shitjes.

“Problemi kryesor është bllokimi i tregut të bimëve medicinale. Çmimi i shitjes që ofrohet sot është gjysëm dollari ose 70 cent për kilogram, në një kohë që kostoja e prodhimit të sherbelës është afërsisht 80 cent për kilogram”, thotë zoti Mema.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë, shumë familje malësore, thotë specialisti Mema, vazhdojnë të largohen nga Malësia e Madhe.

“Kjo është vazhdë e shpopullimit. Duke vazhduar shpopullimi i Malësisë, ka ardhur edhe mungesa e fuqisë punëtore si dhe rënia e numrit të krerëve në blegtori. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh”, thotë ai.

Ekspertët thonë se fluksi i largimit të familjeve nga Malësia e Madhe mund të frenohet me politika më të mira qeverisëse në fushën e zhvillimit dhe shfrytëzimit të pasurive të shumta natyrore të kësaj zone./VoA

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Franca lëshon urdhër-arrest të ri për Assadin, zbardhet akuza
Next Article LD themelon Komisionin zgjedhor në Jegunovcë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?