By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet klimatike, Ademi: Ndikojnë në shëndetin e qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndryshimet klimatike, Ademi: Ndikojnë në shëndetin e qytetarëve
Maqedoni

Ndryshimet klimatike, Ademi: Ndikojnë në shëndetin e qytetarëve

admin
Last updated: 05/07/2026 22:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Temperaturat e larta që po mbizotërojnë gjatë kësaj periudhe po ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te personat me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna. Kështu vlerëson mjeku i Ndihmës së Shpejtë, Sejfullah Ademi, i cili u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me vapë.

Sipas tij, ekspozimi i panevojshëm në diell duhet të shmanget, ndërsa pacientët kronikë duhet të respektojnë terapinë e rregullt dhe rekomandimet e mjekëve.

“Temperaturat e larta ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e pacientëve. Apelojmë që të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të mos dalin pa nevojë gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje, të ushqehen lehtë dhe të veshin rroba të holla. Kjo do t’i ndihmojë ta përballojnë më lehtë këtë periudhë”, tha Ademi.

Edhe qytetarët pranojnë se puna dhe lëvizja në temperatura të larta është e vështirë. Shumë prej tyre thonë se përpiqen t’i kryejnë obligimet në orët e hershme të mëngjesit ose pasdite, kur temperaturat janë më të ulëta.

Mjeku Ademi bëri të ditur se ekipet e Ndihmës së Shpejtë po përballen me një numër më të madh thirrjesh në numrin emergjent 192, ku qytetarët kërkojnë ndihmë për probleme të shkaktuara nga vapa, si tension i lartë i gjakut, marramendje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë ditëve me temperatura të larta, duke respektuar terapinë mjekësore, duke shmangur ekspozimin në diell gjatë mesditës dhe duke ndjekur rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për të parandaluar komplikimet.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet interesimi për Pishinën e Qytetit në Tetovë, qytetarët kërkojnë më shumë investime në infrastrukturën sportive
Next Article 36 ditë revoltë! Lirimi i protestuesve, qytetari: U dhunova edhe unë por nuk na trembën dot! Sot jam sërish këtu
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?