By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës
Maqedoni

“Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës

admin
Last updated: 08/10/2024 18:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Qeveria punon në një propozim konkret për të gjetur zgjidhje për zhbllokim të procesit të integrimit mirëpo nuk zbardh asnjë detaj nga përmbajtja. Ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani sqaroi se nuk ka një zgjidhje pa ndryshimet kushtetuese por përpjekja që bëhet është që të mbrohet procesi pas ndryshimeve kushtetuese. Murtezani thotë se ideja e ndryshimeve kushtetuese me zbatim të prolonguar nuk është hedhur poshtë por as nuk shihet me optimizëm nga Brukseli.

“Ai propozim nuk shihet me optimizëm të madh në Bruksel megjithatë as nuk hidhet poshtë tërësisht. Mendoj se duhet të mbetemi në gjetjen e zgjidhjes që do të jetë i pranueshëm edhe nga partnerët tanë strategjik. Punohet për gjetjen e zgjidhjeve të reja të cilat janë në fazë të bisedimeve të brendshme në qeveri. Sigurisht se deri tani nuk kemi propozim final por edhe po të kishim, nuk do ta publikonim para përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari”, deklaroi Orhan Murtezani, ministër për çështje evropiane.

Kryeministri Hristijan Mickoski një ditë më parë për MTV deklaroi se përgatitet letër me ide për zgjidhje që do të niset në adresë të Brukselit. Ai tha se Bullgaria duhet të vendosë nëse kërkon zgjidhje bilaterale me Shkupin ose nëse çështja duhet të zgjidhjet në nivel të BE-së.

“Të gjitha mjetet do t’i shfrytëzojmë që të arrijmë deri te qëllimi. Duhet ta përshkruajmë rrugën. Tani dëgjojmë porosi të ndryshme dhe kjo krijon pabesim dhe shqetësim. Nëse problemi është bilateral, në rregull, ta karakterizojmë si bilateral dhe kur të duan fqinjët tanë të ulemi në tavolinë. Nëse është multilateral, atëherë të ulemi me ata që mundet të ndihmojnë në këtë proces”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

E ndërkohë, koalicioni VLEN në qeveri rikujton kushtin për afatin gjashtëmujor për zgjidhje, sipas Murtezanit, mbeten edhe dy muaj kohë por nuk paragjykon se çfarë mund të ndodhë më tej.

“Gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë, ne si koalicion VLEN kemi dhënë një afat 6-mujor brenda të cilit qeveria duhet të dalë me propozim konkret për zgjidhje të problemit me ndryshimet kushtetuese. Tani jemi në muajin e katërt dhe pa skaduar ky afat nuk kemi pse e komentojmë”, tha Orhan Murtezani, ministër për çështje evropiane.

BE-ja ndau Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria dhe kjo e fundit do të vazhdojë hapjen e kapitujve të negociatave. Vendi ngec, deri në zbatim të kushtit nga korniza negociuese, ndryshimet kushtetuese.

You Might Also Like

Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN

Deputetja Mimoza Musa nuk i’u bashkangjit delegacionit të Taravarit në Tiranë?

Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

Maturantët defilojnë në Strugë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit
Next Article Arrestohet personi i dyshuar i cili i vuri zjarrin bodrumit në Komunën e Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?