By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Bruksel është biseduar për tema me rëndësi thelbësore, prezantimi i argumenteve vazhdon në samitin e rregullt BE- Ballkani Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Bruksel është biseduar për tema me rëndësi thelbësore, prezantimi i argumenteve vazhdon në samitin e rregullt BE- Ballkani Perëndimor
MaqedoniTOP LAJM

Në Bruksel është biseduar për tema me rëndësi thelbësore, prezantimi i argumenteve vazhdon në samitin e rregullt BE- Ballkani Perëndimor

admin
Last updated: 04/12/2024 15:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se takimet në Bruksel me udhëheqësinë e re të Këshillit Evropian, ishin njoftim i politikanëve të atjeshëm me argumentet e Qeverisë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bisedimet e tilla, siç paralajmëroi ai, do të vazhdojnë edhe në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Biseduam për të gjitha temat që kanë rëndësi thelbësore. I kalojmë sërish argumentet, debatojmë, nxjerrim argumente të reja. Megjithatë, duhet të keni një ide se ata janë një ekip i ri, një ekip krejtësisht i ri, dje ishte praktikisht dita e tyre e dytë e punës dhe se një pjesë e madhe e informacioneve që ata marrin tani janë praktikisht informacione të reja për ta. Dhe bazuar në ato diskutime, tani pres që disa zgjidhje të mundshme të zhvillohen dhe formësohen në periudhën në vijim. Përsëri në datën 17 është samiti i rregullt BE-Ballkani Perëndimor, unë do të jem sërish aty nga data 17 deri më 19”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se takimet ishin cilësore dhe ishin ofruar argumente të fuqishme nga Qeveria.

“Nuk besoj në zgjidhje të menjëhershme. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të gjashtin muaj radhazi me të gjithë personat e mundshëm, do të thosha, që mund të luajnë një rol në tejkalimin e kësaj mosmarrëveshjeje të imponuar që nuk na lejon të përparojmë drejt anëtarësimit të plotë në BE për shkak të politikës së jashtme ekzibicioniste të Qeverisë së kaluar, gjegjësisht politikë në të cilën shihet vetëm deri te hunda, askush nuk ka shikuar më larg se hunda, kështu që tani duhet ta zgjidhim dhe do ta zgjidhim, do të luftojmë, nuk ka dorëheqje”, tha Mickoski.

Me asnjë hap, përsëriti kryeministri, nuk do t’i turpërojmë qytetarët e Maqedonisë e as t’i shkaktojmë ndonjë shenjë identitetit maqedonas.

Kryetari i Qeverisë Mickoski sot udhëtoi nga Brukseli dhe mori pjesë në konferencën në temë “Institucione përgjegjëse përmes transparencës së rritur dhe komunikimit politik” në organizim të Institutit për Studime Komunikimi.

Mickoski mbrëmë në Bruksel mori pjesë në darkën joformale të punës të cilën për liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor e organizoi kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, ndërsa sot pasdite pati takim me eurokomisaren për zgjerim Marta Kos. Kryeministri është takuar edhe me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Manfred Ueber prej të cilit pret mbështetje.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohen 18 persona lidhur me incidentet për Ditën e Flamurit Shqiptar, katër janë në paraburgim, informoi Toshkovski
Next Article Janevska: Përgjegjësi për arsimtaren që e ka organizuar shfaqen në SHF “7 Marsi” në Çellopek

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?