By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov”
MaqedoniTOP LAJM

Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov”

admin
Last updated: 13/02/2026 13:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shkurt – Kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, Orce Gjorgjievski dhe Izet Mexhiti sot njoftuan realizimin e projektit për rikonstruimin e plotë të rrugës “Ferid Murat”, përkatësisht “Lazar Trpovski”, në gjatësi të plotë prej një kilometër.

Sipas Mexhitit, faza e parë e projektit – rikonstruimi i 600 metrave të parë, realizohet me mbështetje financiare të Bankës Botërore në vlerë prej rreth 22 milionë denarë, ndërsa Komuna e Çairit merr pjesë me 4 milionë denarë shtesë.

Pjesa e dytë e rrugës do të bëhet përmes thirrjes së Qeverisë dhe me mjete nga buxheti komunal.

“Është parashikuar rikonstruimi i plotë i rrugës, me shtigje të çiklistëve nga të dyja anët, trotuare të reja dhe vendparkime të ligjshme për rreth 200 automjete. Projekti përfshin edhe rikonstruimin e rrethrrotullimit ekzistues, ashtu edhe ndërtimin e dy të rinjve – te shkolla fillore “Ismail Qemali” dhe te udhëkryqi i fundit”, theksoi Mexhiti.

Në kuadër të projektit do të vendoset edhe një ndriçim i ri rrugor. Kryetari i komunës theksoi se kjo rrugë paraqet model për punët e ardhshme infrastrukturore në Çair dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, punët infrastrukturore në qytet duhet të realizohen me dinamikë të qartë, koordinim dhe transparencë, me qëllim që qytetarët të marrin zgjidhje cilësore dhe afatgjate.

Gjorgjievski theksoi se çdo komunë ka detyrim të ofrojë zgjidhje moderne të trafikut, zona të mirëmbajtura për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe një mjedis urban të sigurt.

Paralelisht me këtë iniciativë, Gjorgjievski informoi se po përgatitet edhe rindërtimi i rrugës “Cvetan Dimov”, një nga rrugët më frekuentuese në komunë.

Projekti parashikon zgjerimin e rrugës, rregullimin e zonave për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe përmirësimin e sigurisë në trafik në pikat kritike. 

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujqit nga fshatrat e Tetovës ankohen se nuk morën dëmshpërblim për motin e lig në vitin 2024
Next Article Nga fundi i ditës reshje shiu dhe erë nga drejtimi veriperëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?