By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”
Maqedoni

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”

admin
Last updated: 02/10/2026 10:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 02 tetor, argument.mk/ – Me vazhdimin e procedurës së provave, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilën akuzohen ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ish-drejtori i SHA-së “Lotaria Shtetërore”, Perparim Bajrami, si dhe gjashtë persona të tjerë.

Në njërën nga seancat e mëparshme, Prokuroria Publike prezantoi dokumentacion të gjerë lidhur me veprimtarinë e SHA-së “Lotaria Shtetërore”, prokurimin e terminaleve të videolotarisë dhe marrëdhëniet me partnerin e huaj “Casinos Austria”.

Prokuroria prezantoi marrëveshje për investime të përbashkëta dhe themelimin, në vitin 2013, të shoqërisë “Lotaria Shtetërore Video e Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria SHPK Shkup”, vendime qeveritare, shënime stenografike dhe procesverbale nga seancat e Qeverisë, si dhe dokumentacion lidhur me programin e punës së SHA-së “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023.

Pjesë e materialeve provuese ishin edhe dokumente financiare, përfshirë urdhërpagesa në valutë të huaj, ekstrakte bankare, kartela analitike të operatorëve ekonomikë, fatura, llogari dhe fletëdërgesa të lidhura me blerjen e terminaleve të videolotarisë.

U shqyrtuan gjithashtu njoftime të partnerit të huaj të dërguara Qeverisë, në të cilat trajtohen çështje që lidhen me të drejtën për organizimin e lojërave elektronike të fatit dhe funksionimin e shoqërisë së përbashkët.

Në seancën e kaluar, mbrojtësit e të akuzuarve paraqitën vërejtjet e tyre lidhur me provat e propozuara nga Prokuroria. Gjatë kësaj seance u ngritën çështje që lidhen me interpretimin e marrëdhënieve kontraktuale me partnerin e huaj, shtrirjen e të drejtave për organizimin e lojërave të fatit, si dhe rrethanat që kanë të bëjnë me blerjen dhe përdorimin e makinave të lojërave të fatit.

Në lëndën “Lotaria Shtetërore”, përveç Grubit dhe Bajramit, të akuzuar janë edhe Bashkim Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski.

Sipas aktakuzës, ata, duke tejkaluar autorizimet zyrtare, i kanë shkaktuar dëm SHA-së “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej 596.125.511 denarësh.

Të gjithë të akuzuarit, gjatë procedurës së deritanishme, janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë.

Aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Biljana Shuplinovska-Jovevski.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 2 000 të arrestuar pas protestave masive
Next Article Komunikacioni në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?