By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Kllukovec të Velesit, nxënësit mësojnë në kushte çnjerëzore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Në Kllukovec të Velesit, nxënësit mësojnë në kushte çnjerëzore
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Në Kllukovec të Velesit, nxënësit mësojnë në kushte çnjerëzore

admin
Last updated: 29/03/2025 16:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Veles, 29 mars – Në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Kllukovec të Velesit, koha thuajse është ndalur. Nën kulmin që sa nuk ishte shembur mbi nxënësit, sorrat kishin ndërtuar foletë.

Për disa fëmijëve që takuam aty, ndërtimi i një sallë sportive në oborrin e shkollës apo një oborr ndryshe nga ky që kanë improvizuar për të luajtur futboll do të ishte realizim i një ëndrre që kurrë nuk u bë realitet.

“A do të doje një shkollë më të mirë? Po. E këtu çfarë u mungon, nuk i keni kushtet e mira? Mungon një stadium, shkolla nuk është e rregulluar. Cila klasë je? Jam klasa e pestë, kënd e ke mësues? Sumije Tahirin. Sa nxënës jeni gjithë? Jemi shtatë në klasën e pestë, ndërsa të gjithë jemi 32 nxënës”, u shpreh një nxënës.

“Kjo shkollë, shumë vite më herët është ndërtuar nga vetë banorët e fshatit Kllukovec të komunës së Velesit, dhe që nga ajo kohë e deri më sot nga institucionet nuk është vendosur asnjë gozhdë sa i përket përmirësimit të kushteve të kësaj shkolle. Edhe pse shumë here, banorët e këtij fshati kanë kërkuar ndërtimin e një shkolle të re, kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër. Në këtë shkollë mësojnë mbi 30 nxënës shqiptarë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Banorët e fshatit Kllukovec thonë se janë të gatshëm që përsëri të ndërtojnë edhe njëherë shkollën, nëse institucionet nuk ndajnë buxhet.

“Nga viti 1973 e deri më sot, nëse dikush thotë se shteti ka bërë shkollë në këtë fshat ajo nuk është e vërtetë. Shteti nuk ka bërë shkollë këtu. Shkolla është bërë nga vetë banorët kur ishin vetëm tre shtëpi. Kërkojmë që të vijnë dhe të punojnë e jo vetëm të na fotografojnë. Ne e bëjmë shkollën edhe vetë, ne e bëmë kur ishim tre shtëpi si fshat e jo tani që jemi 60 shtëpi. Nëse nuk e bëjnë ata njëherë e bëjmë vetë”, deklaroi Sabedin Tahiri – Banor i fshatit Kllukovec.

Lidhur me pyetjen se çfarë do të ndërmerret për përmirësimin e kushteve të mbi 30 nxënësve të shkollës fillore “Liria” të Kllukovecit, nga komuna e Velesit, thonë se janë në komunikim me banorët të cilët me paratë e tyre kanë përgatitur projekt për ndërtimin e objektit të ri shkollor, por për shkak të disa mospërputhjeve teknike, projekti është kthyer në finalizim dhe me pas do të vazhdohet me procedura administrative për ndërtimin një shkolle të re. Shkolla fillore e fshatit Kllukovec është periferike ndërsa pas përfundimit të klasës së pestë, nxënësit udhëtojnë mbi shtatë kilometra për të ndjekur mësimin nga e gjashtë deri në të nëntën.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Riparimi i rrugës Ohër-Shën Naum, banorët: Po bëhet vetëm makijazh, në vend që të ndërtohet rrugë e re
Next Article “Mazuti” / Prokuroria vijon hetimet për keqpërdorime, 13 të dyshuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?