By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Riparimi i rrugës Ohër-Shën Naum, banorët: Po bëhet vetëm makijazh, në vend që të ndërtohet rrugë e re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Riparimi i rrugës Ohër-Shën Naum, banorët: Po bëhet vetëm makijazh, në vend që të ndërtohet rrugë e re
Maqedoni

Riparimi i rrugës Ohër-Shën Naum, banorët: Po bëhet vetëm makijazh, në vend që të ndërtohet rrugë e re

admin
Last updated: 29/03/2025 16:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 29 mars – Ndërsa Shqipëria po ndërton intensivisht rrugë moderne deri në Maqedoni, rruga ekzistuese që çon nga Ohri në Shën Naum dhe kufiri me Shqipërinë po riparohet gati dy vite. Nga ana tjetër, infrastruktura e re rrugore është ndërtuar vitin e kaluar. Banorët e vendbanimeve përgjatë rrugës thonë se vendoset vetëm asfalti i ri, por as rruga nuk është zgjeruar e as nuk është vendosur mur mbajtës.

“Unë mendoj se disa gjëra nuk janë në rregull. Aty ku nevojitet mur mbajtës, nuk ka asgjë. Aty ku dikur ishte e lehtë të kalonin dy autobusë në rrugë, tani është edhe më e vështirë të kalojnë afër. Disa ekspertë thonë se ka zgjerim, por me vendosjen e bankinës dhe mbrojtësve, le të shkojnë të shohin nëse mund të kalojnë dy autobusë në atë kthesë”, deklaroi Ilo Damov- banor i Peshtanit.

Qytetarët besojnë se do të ishte më mirë të ndërtohej rrugë krejtësisht e re, në vend që të rikonstruktohej ajo ekzistuese, e cila filloi të rinovohej në shtator të vitit 2023.
“Rruga duhet të zgjerohet, të paktën dy metra, për ta bërë më të qëndrueshme”, tha një banor.

“Ky projekt duhet të kishte përfunduar sa më parë, por nuk e di pse ka zgjatur kaq shumë. Shkoj shpesh në Shqipëri, kjo që është bërë tani është shaka. Nëse bëhet, le të bëhet siç duhet. E nisin, e zgjerojnë diku, e prekin pak diku dhe në fund nuk bëhet asgjë. Është turp që nuk bëhet siç duhet, se atje shkojnë turistë, i çojnë delegacionet. Është turp për vendin. Nga ana tjetër, ne nuk mund të krahasohemi me ta”, u shpreh një tjetër banor.

“Do të ishte mirë të ndërtohet rrugë e re dhe të jetë e gjerë dhe të ketë dy korsi nëse ka vend”. Por siç duket nuk ka vend”, theksoi një banor.

Nga Ndërmarrja publike e rrugëve shtetërore thonë se deri më tani janë kryer 85% e punimeve në rrugë dhe se afati i fundit për përfundimin e projektit është 15 qershori 2025, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se do të përfundonte deri në mars të këtij viti. Vlera i projektit është pothuajse 719 milionë denarë pa TVSH.

“Bëhet fjalë për riparimin e gjithsej 24.5 km deri në pikën kufitare ku po ndërrohet tërësisht sinjalistika horizontale dhe vertikale. Po vendosen pjerrtësira, po hiqen gurë dhe shkëmbinj, gjë që e rrit dukshmërinë dhe në këtë mënyrë sigurinë në trafik. Po punohet edhe për ndërtimin e rrugës. Ekzistojnë gjithashtu shumë lloje të ndërhyrjeve. E gjithë kjo do të kontribuojë në trafik më të shpejtë dhe më të sigurt në seksion”, thonë nga NPRRSh.

“Pritjet janë që deri në fillim të kësaj vere të përfundojë rruga nga Ohri për në Shën Naum, e cila është ndër më të frekuentuarat, sidomos gjatë sezonit kryesor turistik. Në të kundërtën, thonë qytetarët dhe punonjësit e turizmit, Ohri do të përballet me kaos në trafik”, raporton Miki Trajkovski-gazetar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Isen Shabani: VLEN-i shumë më i organizuar se “Fronti Europian”
Next Article Në Kllukovec të Velesit, nxënësit mësojnë në kushte çnjerëzore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?