By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Kuvend vazhdon debati mbikëqyrës për Alta Bankën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Kuvend vazhdon debati mbikëqyrës për Alta Bankën
Maqedoni

Në Kuvend vazhdon debati mbikëqyrës për Alta Bankën

admin
Last updated: 28/11/2026 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Seanca mbikëqyrëse për rastin e “Alta Bankës” SHA Manastir do të vazhdojë sot në Komisionin për Financim dhe Buxhet pranë Kuvendit, me fillim në orën 11:00. Në fokus të vazhdimit të saj do të jenë dëshmitë e pjesëmarrësve të tjerë të ftuar nga Komisioni, mes tyre përfaqësues të institucioneve kompetente dhe të menaxhmentit të bankës.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, deklaroi një ditë para seancës se jo të gjithë të ftuarit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Sipas saj, disa prej dëshmitarëve, për të dytën herë, kanë njoftuar se ndodhen në udhëtime zyrtare pikërisht në kohën kur është caktuar seanca.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, i cili ka vlerësuar se përgjegjësia për organizimin e seancës dhe sigurimin e pranisë së dëshmitarëve bie mbi organizatorët, përkatësisht LSDM-në.

Seanca e parë, e mbajtur më 12 nëntor, u shoqërua me përplasje të forta politike mes pushtetit dhe opozitës. Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, shkëmbyen akuza lidhur me hyrjen e “Alta Bankës” në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut, si dhe përgjegjësinë për zhvillimet që lidhen me këtë institucion financiar.

Përmes dëshmive të sotme, Komisioni synon të sqarojë më tej rrethanat që çuan në vendosjen e administrimit në “Alta Bankë”, rolin e Bankës Popullore dhe përgjegjësinë e institucioneve kompetente në këtë rast.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV
Next Article Banesat bosh jashtë tregut, RDM propozon mbledhjen e 10.24 milionë eurove në vit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?