By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
MaqedoniTOP LAJM

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

admin
Last updated: 02/09/2026 20:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator argument.mk/ – Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se në janar të vitit 2026, 46 për qind e konsumit të përgjithshëm të familjeve në Bashkimin Evropian (BE) i takon tri kategorive. E para është ushqimi dhe pijet joalkoolike, e dyta janë banimi, uji dhe energjia, ndërsa e treta është transporti.

Secila prej këtyre kategorive ka shënuar rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë viteve të fundit.

Ushqimi është bindshëm shpenzimi më i madh. Në Bashkimin Evropian, ai përbën 16,28 për qind të të gjitha shpenzimeve, ndërsa në Kroaci 21,76 për qind. Banimi, uji dhe energjia janë në vendin e dytë në BE me 14,87 për qind, ndërsa në Kroaci janë vetëm në vendin e katërt me 10,95 për qind. Transporti renditet në vendin e tretë si në BE, ashtu edhe në Kroaci (12,25 për qind). Disi çuditërisht, në Kroaci, restorantet dhe shërbimet e akomodimit janë në vendin e dytë.

Nëse shikoni se sa shpenzojnë qytetarët e vendeve të ndryshme për ushqim, mund të vëreni dallime të mëdha. Zviceranët kanë përqindjen më të ulët të shpenzimeve për ushqim, me 10,35 për qind, pasuar nga Austria me 11,84 për qind dhe Luksemburgu me 12,21 për qind.

Përqindjen më të lartë, bindshëm, e ka Maqedonia. Në vendin tonë, 40,11 për qind e shpenzimeve të familjeve shkojnë për ushqim.

Pas Maqedonisë renditet Shqipëria me 34,46 për qind dhe Kosova me 32,75 për qind. Ndër vendet anëtare të BE-së, Rumania është në situatën më të pafavorshme, me 27,41 për qind, transmeton Forbes Hrvatska.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Next Article Kush është Faton Azizi? Prokurori i dosjeve të mëdha që synon të drejtojë luftën kundër korrupsionit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?