By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në ‘Met Gala 2024’ ishte edhe Mira Murati, shqiptarja revolucionare e OpenAI shkëlqeu e veshur me një fustan “Dior”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Në ‘Met Gala 2024’ ishte edhe Mira Murati, shqiptarja revolucionare e OpenAI shkëlqeu e veshur me një fustan “Dior”
Showbizz

Në ‘Met Gala 2024’ ishte edhe Mira Murati, shqiptarja revolucionare e OpenAI shkëlqeu e veshur me një fustan “Dior”

admin
Last updated: 10/05/2024 15:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa shumë yje të njohura shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa janë përfolur gjithmonë për paraqitjet e tyre në Met Gala, ky vit shënoi edhe pjesëmarrjen e një tjetër shqiptareje me famë ndërkombëtare, Mira Murati, duke u shndërruar në një simbol dinamik të teknologjisë dhe modës në skenën botërore.

Në mbrëmjen glamuroze të Met Gala 2024, Mira Murati, Drejtoresha Teknike e OpenAI, u shfaq në të kuqe me një fustan të jashtëzakonshëm nga koleksionet e vjetra të “Christian Dior”.

Fustani “Athena” i vitit 1951, një kryevepër e dizajnuar nga vetë Monsieur Dior, u zgjodh personalisht nga Murati për të reflektuar ndërthurjen e saj të traditës me inovacionin – një festë e kulturës së përjetshme së ‘haute couture’ me një ndjesi teknologjike të zgjuar.

Mira Murati në Met Gala 2024 (Foto: Tab Vintage/Instagram)

OpenAI, ku Murati luan një rol kyç si CTO, në fakt ka bashkëpunuar me Muzuen Metropolitan të Artit në New York (vendi ku edhe mbahet Met Gala) për të sjellë inovacionin e AI në ekspozitën e Institutit të Kostumit për këtë pranverë me temë “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion”.

Ata kanë krijuar një chatbot të personalizuar, i ndërtuar mbi bazën e GPT-4, që imiton një bisedë me Natalie Potter. Vizitorët do të kenë mundësinë të interagojnë me historinë e saj përmes tekstit, ndërsa shohin fustanin e saj të dasmës sirenë prej sateni në ekspozitë.

Mira Murati në Met Gala 2024 (Foto: Tab Vintage/Instagram)

Në gala, Murati shkëlqeu në fustanin “Athena” të Haute Couture F/W 1951 në një ngjyrë “shocking pink”, të cilin e kishte blerë nga Tab Vintage. Fustani u stilua nga Turner Turner dhe pati ndërhyrje stilistike nga Carol Ai studio, ndërsa për bizhuteritë zgjodhi shtëpinë e njohur Tiffanyandco.

Mira Murati në Met Gala 2024 (Foto: Tab Vintage/Instagram)

Kostumi i saj ishte një tribut për koleksionin e Dior të vitit 1951, i njohur si “Ligne Longue” (Linja e Gjatë). Kjo paraqiste një evolucion në punën e Dior, i frymëzuar nga Greqia e Lashtë dhe madje bëri fotosesionin editorial për këtë koleksion në Akropol.

Në biografinë e tij, Dior shkruan se koleksioni “Long line” ishte i preferuari i tij, duke sjellë një siluetë me proporcione të reja, nga kapelet deri te këpucët, duke përqendruar vëmendjen në bustin e drapuar nga i cili linjat divergjente të qepjeve ose të dartave nxirrnin trupin në një elegancë dhe fortesë maksimale. 

Mira Murati në Met Gala 2024 (Foto: Tab Vintage/Instagram)

You Might Also Like

Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje

Madonna provokon në moshën 68-vjeçare, pozon me reçipeta transparente

Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike

Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë – afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Next Article Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e “Eurovision 2024”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?