By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë – afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë – afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Showbizz

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë – afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

admin
Last updated: 10/05/2024 15:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, Italia prezantoi këngën e saj “La noia” të kënduar nga Angelina Mango.

Ndërsa në fund të mbrëmjes, gjatë përsëritjes së performancave të mbrëmjes, transmetuesi italian RAI shfaqte një banderolë në fund të ekranit me përqindjet pranë çdo vendi që konkurroi atë natë, të cilat shumëkush mendon se janë rezultatet e televotimit publik italian.

Megjithëse Italia është pjesë e pesëshes së madhe që fiton një vend automatikisht në finalen e madhe, kombit i lejohet të votojë në të njëjtën gjysmëfinale në të cilin prezantohet kënga përfaqësuese e vendit, shkruan WiwiBlogs.

Zbulimi i këtyre rezultateve të mundshme të televotimit do të ishte një skandal dhe shkelje e rregullave të konkursit nga RAI. Transmetuesit publikë nuk lejohen të ndajnë ndonjë rezultat nga gjysmëfinalet, deri në finalen e madhe të së shtunës.

Rezultatet e mundshme që u prezantuan në gjysmëfinalen e “Eurovision 2024” nga RAI ishin:

Izraeli: 39.31%
Holanda: 7.32%
Shqipëria: 6.68%
Gjeorgjia: 6.64%
Zvicra: 6.03%
Armenia: 5.83%
Greqia: 5.29%
San Marino: 3.54%
Danimarka: 2.93%
Letonia: 2.91%
Austria: 2.84%
Estonia: 2.80%
Çekia: 2.48%
Malta: 2.19%
Belgjika: 1.68%
Norvegjia: 1.55%

🇮🇹 Italian broadcaster Rai has accidentally revealed their televoting percentages during tonight's #Eurovision semi-final.

[🎥 Rai] pic.twitter.com/cykJlZt4Qr

— ESC Discord (@ESCdiscord) May 9, 2024

Izraeli kryesoi rezultatet e supozuara me një diferencë të konsiderueshme, duke fituar pothuajse 40 për qind të të gjitha votave të hedhura. Vendi i dytë iu dha Holandës, e cila grumbulloi 7%.

Ka pasur pyetje të shumta lidhur me vlefshmërinë e përqindjeve të votimit të shfaqura në ekran.

Kjo është për shkak se vetë transmetuesit zakonisht nuk e dinë ndarjen e votimit të gjysmëfinales së tyre. Gazetari portugez Bernardo Pereira shënoi se supozohet se votat e hedhura nga çdo komb shkojnë drejtpërdrejt tek kompania e votimit ONCE. Rezultatet përfundimtare pastaj vërtetohen nga kompania e kontabilitetit “Ernst & Young”.

Nuk dihet ende nëse RAI i Italisë ka një marrëveshje të ndryshme që u lejon qasjen në informacion të tillë. EBU akoma nuk ka bërë ndonjë koment mbi situatën. Ata nuk kanë as konfirmuar dhe as mohuar nëse rezultatet e televotimit të treguara nga RAI janë të sakta.

Sidoqoftë, informacioni ka ndihmuar Izraelin të ngjitet ndjeshëm në kuotat për të fituar “Eurovision 2024”. Eden Golan tani është e dyta më e preferuara nga bastexhinjtë për të marrë trofeun. Kroacia mbetet favorite e qartë, me kuotë 6/5. 

You Might Also Like

Adam Sandler feston 23-vjetorin e martesës duke i bërë një surprizë të pazakontë

Romeo Beckham debuton në Hollywood, roli i tij i parë vjen në një dramë romantike tenisi

Messi shkroi historinë në Botëror, partnerja emocionon me mesazhin e veçantë për të

“Ishte mënyra për të shëruar marrëdhënien tonë”, Madonna rrëfen bashkëpunimin emocional me vajzën

“I dërgoi 300 dronë”, Soni Malaj zbulon nëse është takuar me Florin pas Ferma VIP

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkarkimet në Policinë e Kosovës – Hoxha përballet me akuza nga opozita, VV-ja e mbron
Next Article Në ‘Met Gala 2024’ ishte edhe Mira Murati, shqiptarja revolucionare e OpenAI shkëlqeu e veshur me një fustan “Dior”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?