By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje
Maqedoni

Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje

admin
Last updated: 07/03/2024 15:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Dhuna në familje gjithnjë është prezente në rajonin e Pollogut. Kryesisht, dominon dhuna e ushtruar nga ana e meshkujve karshi femrave, respektivisht burrat janë ata që kryejnë më shumë raste të dhunës duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Nga policia njoftojnë se gjatë vitit të kaluar në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar janë regjistruar gjithsej 132 vepra penale të lidhura me dhunën në familje.

Prej tyre, dominon Tetova me 72 raste të regjistruara karshi Gostivarit ku janë shënuar 60 raste të dhunës në familje. Sipas policisë, gjatë vitit të kaluar 21 vepra janë regjistruar më pak krahasuar me vitin paraprak. Më shumë se gjysma e këtyre veprave përfshinë lëndime trupore, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Policia thotë se pjesa më e madhe e këtyre veprave janë zbardhur.

“Në veprat e vitit të kaluar janë përfshirë gjithsej 131 autorë, përkatësisht janë kallëzuar penalisht dhe numri më i madh i tyre janë zbardhur plotësisht dhe plotësuar me 113 kallëzime penale. Në mesin e autorëve, përsëri janë më të shumtët meshkujt 122, kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, bashkëshortë të pakurorëzuar, baballarë, djem e të tjerë, si dhe janë regjistruar 9 dhunuese femra të këtij lloji dhune”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Viktimë e dhunës në familje gjatë vitit të kaluar ishin kryesisht gjinia femërore, prindërit dhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Numri i ‘viktimave’ të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra,bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra, si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem. Arsyet më të shpeshta për këtë lloj dhune, sipas njohurive të mëparshme dhe përvojës profesionale të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, janë çrregullimet nervore, veset e ndryshme, e mbi të gjitha alkooli, droga e të tjera”, thotë Rexhepi.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit dhuna në familje është mjaft aktuale dhe prezente në rajonin e Pollogut duke patur parasysh se pothuajse në çdo të ditën e dytë ka denoncime për dhunë në familje. Krahas zënkave mes çifteve, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur viktimë të dhunës janë prindërit nga ana e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër, shpesh herë ndodh që palët e konfliktuara të tërheqin deklaratën e tyre dhe të mos e vazhdojnë procedurën në organet e drejtësisë.

Kryesisht janë gjinia femërore ajo e cila në shumë raste e tërheq denoncimin ndaj bashkëshortit që të mos ketë ndjekje penale. Prandaj, sipas njohësve të këtyre rrethanave, shkak për këtë është se gjinia femërore sidomos në vendbanimet rurale nuk ka mbështetje ekonomike dhe frika për mbijetesë në të ardhmen e bën që ata të mos vazhdojnë ndjekjen ndaj dhunuesit.//Koha.mk/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Pagat e gjykatësve”, Këshilli Gjyqësorë konteston vendimin e Kuvendit
Next Article KSHZ-ja do t’i kontrollojë kandidatët nëse plotësojnë kushtet!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?