By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Shkup me ekzaminime falas shënohet Dita e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Shkup me ekzaminime falas shënohet Dita e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike
Maqedoni

Në Shkup me ekzaminime falas shënohet Dita e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike

admin
Last updated: 18/11/2024 15:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Shumica e qytetarëve nuk e dinë nëse kanë sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Ekzaminime falas nga ekspertë bëhen sot me rastin e Ditës së sëmundjes pulmonare obstruktive kronike  (SPOK) në “Siti moll” në Shkup, ku qytetarët mund të testohen dhe nëse është e nevojshme, të marin rekomandim të paraqiten për ekzaminim shtesë.

Docent doktor Dimitar Karkinski, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz – Shkup, sqaroi se nëse merren parasysh statistikat botërore, në vendin tonë do të kishte së paku 100 mijë të sëmurë.

“Këtë ditë e përdorim për të shënuar SPOK. Në fakt duam të ndërgjegjësojmë qytetarët për këtë sëmundje. Fatkeqësisht, kjo sëmundje është shumë e zakonshme në Maqedoni. Arsyeja kryesore për këtë është pirja e duhanit. Maqedonia është ndër tre vendet e para në Evropë për sa i përket përdorimit të cigareve dhe vlerësohet se 45 për qind e popullsisë së rritur në Maqedoni janë duhanpirës. Fatkeqësisht, vetë pacientët nuk e dinë se kanë sëmundje pulmonare obstruktive kronike, përkatësisht kanë simptoma, por ose nuk i njohin ose i injorojnë dhe ne e dimë këtë sepse nuk kemi një numër të tillë pacientësh që vijnë për ekzaminime, ndërsa në konsultim me Fondin e Shëndetësisë nuk na jepet një numër i tillë barnash që duhet të marrin këta pacientë”, sqaroi Karkinski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se ka SKOP diagnoza në fëmijëri, por në përgjithësi, bëhet fjalë për burra mbi 40 vjeç që pinë duhan.

Ai përmendi kollën si një simptomë karakteristike që injorohet.

“Së pari kolla, sidomos duhanpirësit, të gjithë kolliten, kurse askush nuk vjen për ekzaminim. Veçmë kur të ndjejnë  mungesë të ajrit kur nuk mund të dalin deri jasht, kur do ta kenë të vështirë të ngjitin shkallët, atëherë vijnë për ekzaminime, por tashmë ajo sëmundje është përparuar.. Për fat të keq mushkëritë janë të shkatërruara në mënyrë të pakthyeshme”, theksoi drejtori.

Ai u përgjigj pozitivisht në pyetjen nëse ndotja e ajrit ndikon tek persona me këtë sëmundje.

“Absolutisht. Ndotja e ajrit ndikon edhe tek personat e shëndoshë edhe tek të sëmurët. Vetëm te njerëzit e shëndosh nuk shkakton një problem kaq të madh, ndërsa te pacientët që tashmë kanë sëmundje pulmonare obstruktive kronike, sepse kjo është një inflamacion kronik, është si të hedhësh kripë në plagë”, sqaroi Karkinski.

Prandaj ka një numër të madh të përkeqësimeve, ekzaminimeve, hospitalizimeve në spital gjatë dimrit.

Sipas tij, ilaçi kryesor është ndalimi i duhanit, ndërsa më pas vijnë ilaçet.

Docent doktor Zorica Nanoviq, kryetare e Shoqatës së Pneumoftiziologëve të Republikës së Maqedonisë, sqaroi se sot qytetarët kanë mundësi të kontrollohen nga ekspertët dhe nëse është e nevojshme do t’u jepet rekomandim që të kërkohet ekzaminim shtesë.

“Ekipi i mjekësve, infermiereve dhe studentëve, sot kryen vlerësim, paraprak orientues të funksionit të frymëmarrjes, të funksionit të mushkërive, me pulsoksimetri e përcaktojmë përqëndrimin, përkatësisht përqindjen e përmbajtjes së oksigjenit në gjak dhe si skrining metodë, përcaktim të fluksit ekspirator. Ata persona që do të kenë ndryshime në vlerat sipas tabelave të parashikuara për ta, për gjininë, moshën dhe gjatësinë, do të marrin rekomandim me shkrim për t’u paraqitur në disa nga institucionet pulmonare, kryesisht në Institutin, për vlerësim të mëtejshëm të funksionit të mushkërive”, sqaroi Nanoviq.

Deri më tani, siç tha, disa qytetarë kanë marrë rekomandim për t’u paraqitur shtesë për spirometri si metodë referencë për diagnostikimin e SPOK. l

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Normalizohet komunikacioni në linjën hekurudhore Shkup – Veles pasi lokomotiva e trenit të mallrave doli nga binarët
Next Article Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?