Shkup, 31 korrik – Frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar sot paradite në pikën kufitare Tabanoc, ku koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30-45 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata, njoftoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.