Kina ka bërë thirrje për zgjidhje politike nëpërmjet dialogut e negociatave të krizës së Ukrainës, duke punuar aktivisht për arritjen e paqes dhe duke nxitur bisedimet, theksoi kryediplomati kinez Wang Yi në një konferencë shtypi të premten ,gjatë sesionit të tretë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore Duke vënë në dukje që Kina mirëpret dhe mbështet të gjitha përpjekjet për paqe, ai u shpreh se askush nuk fiton nga konflikti, ndërsa nga paqja fitojnë të gjithë.
Tryeza e bisedimeve është vendi ku përfundon konflikti dhe fillon paqja, shtoi Wang.