By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëna me tre fëmijët e mitur jeton në stan me të dashurin që njohu në Tik Tok, shërbimi social: Është i rrezikshëm!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nëna me tre fëmijët e mitur jeton në stan me të dashurin që njohu në Tik Tok, shërbimi social: Është i rrezikshëm!
Shqipëri

Nëna me tre fëmijët e mitur jeton në stan me të dashurin që njohu në Tik Tok, shërbimi social: Është i rrezikshëm!

admin
Last updated: 16/09/2024 21:36
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

10 ditë pasi nëna kishte braktisur fëmijët dhe burrin për dashurinë e jetës, babai i fëmijëve ndërron jetë. Në këto kushte nëna rikthehet për të marr fëmijët dhe i çon tek Adriatiku në stan në Mallakastër, duke i hequr nga jeta e tyre e mëparshme në Bilisht.

I tillë është edhe rasti i sotëm i trajtuar në Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në Tik-Tok një zotëri 8 vite më të ri se veten. Sipas saj ajo bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan.

Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç. Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, ku nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.

10 ditë pasi nëna kishte braktisur fëmijët dhe burrin për dashurinë e jetës, babai i fëmijëve ndërron jetë. Në këto kushte nëna rikthehet për të marr fëmijët dhe i çon tek Adriatiku në stan në Mallakastër, duke i hequr nga jeta e tyre e mëparshme në Bilisht. Ata prej disa javësh jetojnë së bashku dhe jetën e tyre e bëjnë publike në Tik -Tok duke marrë qindra klikime.

Fiksi fillimisht u njoftua nga persona të tjerë për jetesën e fëmijëve të mitur dhe nënës së tyre me Adriatik Kullonin, person sipas tyre jo i besueshëm.

Fiksi udhëtoi drejt stanit në Mallakastër te Adriatiku, ku pa nga afër gjendjen. Fillimisht çifti i lidhur nga Tik -Toku dhe fëmijët flinin të gjithë në një hapsirë, më pas Adriatiku ishte mundur të krijonte një si ndarje.

Për Adriatikun vizita e Fiksit nuk e surprizoi, pasi siç tregon dhe vetë tek ai kanë shkuar edhe punonjës të bashkisë të cilët duan t’i heqin fëmijët prej aty. Por askush prej tyre si Adriatiku apo nëna e fëmijëve nuk tregojnë arsyet sepse të miturit nuk duhet të jetojnë aty dhe sidomos me Adriatikun. Nëna thjesht shprehet se ka ndjekur zemrën dhe se 8 vite diferencë nuk janë problem, ” mosha në dashuri është numër këpuce”.

Fiksi kontakton me shërbimin socisal të bashkisë të cilët pohuan se kanë shkuar dhe e kanë parë gjendjen në të cilën jetojnë të miturit si dhe kanë vendosur bashkë me nënën e tyre e cila ka firmosur të largohen drejt Ballshit, gjë e cila ende nuk ka ndodhur. Pyetjes së Fiksit se pse është marrë ky vendim nga shërbimi social këta të fundit tregojnë se përveç kushteve aspak të favorshme për mirërritjen e fëmijëve, Adriatiku ka një të shkuar të errët dhe është i rrezikshëm. Edhe pse Fiksi këmbëngul për të marr vesh të vërtetën, por punonjësja e shërbimit social pohon se informacionet janë konfidenciale dhe nuk mund t’i bëjë publike.

Pyetjes se përse fëmijët lihen me një person nëse ai i rrezikon, shërbimi social tregon se nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje më të shpejte, por u zotuan se fëmijët do ta nisin shkollën në qytet. Fiksi mëson gjithashtu se as për zonjën apo edhe fëmijët nuk është bërë një raport vlerësimi psikologjik, pasi nuk kanë psikologe.
Fiksi e ndoqi rastin në ditët në vijim dhe pa se të miturit vitin e ri shkollor nuk e nisën në Ballsh siç u zotuar shërbimi social, por në fshatin ku jeton Adriatiku.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra edhe pse ishte marrë një vendim ai nuk ishte zbatuar. Fiksi ritelefonoi shërbimin social ku përgjegjësja pranon se fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë në stan. Pyetjes së Fiksit se pse rasti në fjalë, kur personi me të cilet jetojnë të miturit rezulton i rrezikshëm, nuk është referuar në polici dhe prokurori përgjegjësja shmang pyetjen duke thënë se nuk mund të bëjë komente për rastin në fjalë. Pra tre të mitur jetojnë me të dashurin e nënës në kushte aspak të mira, e mbi të gjitha me një të dashur që për shtetin rezulton i rrezikshëm./TCH

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një analizë ndryshe/ Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë
Next Article Re tymi “pushtojnë” qytetin portugez prej zjarreve që shkatërrojnë rrethinat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?