By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Maqedoni

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor

admin
Last updated: 17/05/2025 16:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Problemet e shëndetit mendor tek nënat dhe lehonat gjithnjë e më të shpeshta, por për shumicën e kësaj kategorie kjo temë është tabu. Sipas të dhënave zyrtare 7 deri në 15 për qind e nënave dhe lehonave preken nga sëmundjet mendore. Ky numër mendohet të jetë dyfishë më i madh pasi shumica e grave shqetësimet e tyre mendore i kalojnë në heshtje. Diagnostikimi i hershëm i problemeve të tilla të shëndetit mendor mbetet sfidë edhe për specialistët shëndetësorë.

“Një pjesë e madhe e grave nuk kanë informacione apo nuk janë të njohura me gjendjen e tyre psikike gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Mendoj se jo vetëm tek ne por në gjithë botën ende ekziston boshllëk i madh në lidhje me zbulimin e hershëm të vështirësive psikike të nënave, nga ana e anëtarëve të familjes, nga ana e punonjësve shëndetësor siç është mjeku amë ose gjinekologu amë”, tha Sllavica Arsova, drejtoreshë e klinikës së Psikiatrisë.

Krahas numrave shqetësues të nënave që janë në gjendje të rëndë psikike Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë dhe Klinika e Gjinekologjisë në Çair ka të punësuar vetëm nga një psikolog. Ndërsa klinikat gjinekologjie private, pothuajse nuk kanë asnjë, për të mos thënë fare.

“Ne kemi pasur bashkëpunim të mirë dhe kemi bërë hulumtime me disa klinika gjinekologjike të vendit. Bashkëpunimin më të madh e kemi pasur me Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Qendrën Klinike dhe me gjinekologjinë në Çair, ata kanë të punësuar një psikolog, kuptohet që nuk është e nevojshme një psikolog për një numër të madh të grave, pasi psikologët nuk kujdesen vetëm për gratë shtatzëna por edhe për ato që kanë sëmundje të ndryshme”, shtoi Sllavica Arsova, drejtoreshë e klinikës së Psikiatrisë.

Gratë që më shumti rrezikojnë të preken nga sëmundjet mendore janë ata që vuajnë dhunë familjare, ata që kanë trauma nga e kaluara, nënat vet ushqyese, ata që lindin nën moshën 18 vjeçare dhe gratë e moshuara që lindin për herë të parë.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Next Article Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?