By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim të Bankave Qendrore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim të Bankave Qendrore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim të Bankave Qendrore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

admin
Last updated: 14/09/2024 15:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shtator – Banka Popullore (BP) e Maqedonisë së Veriut dhe Banka Qendrore e Kosovës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe shkëmbim të informacioneve. Me të, informuan sot BP, janë përfshirë disa fusha për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si stabiliteti financiar dhe masat makroprudenciale, mbikëqyrja dhe implementim të standardeve ndërkombëtare, sisteme të pagesave, mbrojtja e konsumatorëve dhe shkëmbim të të dhënave statistikore.

Memorandumin e kanë nënshkruar guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, gjatë vizitës së punës së delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, Fadil Bajrami.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe guvernatori Ismaili në nënshkrimin thanë se memorandumi është rezultat i marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy bankave qendrore dhe se është bazë për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e suksesshëm të projekteve dhe iniciativave që do të dalin në periudhën e ardhshme.

Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga guvernatorja, ka zhvilluar disa takime me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, zëvendësguvernatorët dhe përfaqësues të lartë të bankës.

“Në kuadër të këtyre takimeve u diskutuan për synimet dhe sfidat strategjike në bankingun qendror modern, stabiliteti financiar dhe masat makroprudenciale, ndërsa përfaqësuesit e Bankës Popullore i prezantuan masat makroprudenciale që janë ndërmarrë, veçanërisht masat e marra në vitet e fundit, si dhe përvojën tonë gjatë përgatitjes për aplikacionin SEPA, i cili është dorëzuar në fillim të korrikut të këtij viti”, qëndron në njoftim.

Gjatë takimeve në Prishtinë, drejtoritë e dy bankave qendrore prezantuan praktikat mbikëqyrëse të sistemeve të pagesave dhe ofruesve të shërbimeve të pagesave nën kompetencën e tyre, si dhe projektet dhe aktivitetet që synojnë modernizimin e infrastrukturës së pagesave në të dyja vendet.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktorët dhe fansat festojnë 40-vjetorin e serialit televiziv “Miami Vice”
Next Article Mexhiti: Nuk do të shkojmë atje ku dëshiron të na çojë opozita destruktive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?