Shkup, 19 mars – Nesër dhe të premten moti do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturave të ditës, përderisa ato të mëngjesit kudo do të jenë negative, njoftoi DPHM.
Nga e shtuna vranësirat do të rriten, ndërsa të dielën në fund të ditës dhe në ditët e para të javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme jugore.
