By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër Fitër Bajrami! Kreu i komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët: Modestia është virtyt e falja më me vlerë se hakmarrja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nesër Fitër Bajrami! Kreu i komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët: Modestia është virtyt e falja më me vlerë se hakmarrja
Shqipëri

Nesër Fitër Bajrami! Kreu i komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët: Modestia është virtyt e falja më me vlerë se hakmarrja

admin
Last updated: 29/03/2025 12:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbyllet nesër me festën e Fitër Bajramit muaji i agjërimit dhe sakrificave për besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë, ndaj edhe në mesazhin e tij kreu i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu ftoi të mos harrohen nesër në ditën e festës, më të varfrit dhe më të pamundurit.

“Nesër është festë, hani e pini të gëzuar nga se këtë e keni Fitër në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. Ne sot i lutemi Zotit të madhëruar, mishëruesit, bamirësit që Ramazani i nderur i cili është fund e krye një mundësi e madhe për ne, në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë tek zoti për ne. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia është virtyt e falja më me vlerë se hakmarrja. Festojmë me familjen, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të festës, të moshuarit të varfrit”, u shpreh Bujar Spahiu.

Kryetari i myslimanëve uroi që ky Bajram të sjellë harmoni, solidaritet dhe begati në familjen e çdo shqiptari.

“Fitër Bajrami të na shërbejë si moment i vetëbesimit tonë të respektojmë vlerat e përgjithshme njerëzore qoftë një burim mirësie dhe uniteti për të gjithë shqiptarët”, shtoi ai.

Në Tiranë, Fitër Bajrami do të falet në Sheshin Skënderbej dhe ceremonia sipas komunitetit mysliman do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit e ligjëratës, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30 të mëngjesit. Pasi kryhet falja e namazit, besimtarët i vijojnë festimet me drekën e Bajramit.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article India dërgon aeroplan me ndihma humanitare në Mianmar, pas tërmetit shkatërrues
Next Article ​A do të ketë koalicion me LVV, Haziri tregon kush duhet të jetë kryeministër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?