Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Nesër, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ngjarja është thirrur për në ora 14:00, me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe qëndrimit qytetar përballë vendimeve të Gjykatës Speciale. Organizatorët bëjnë thirrje për një pjesëmarrje të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar, për të dëshmuar se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk harrohen.
Në këtë marsh ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, të rinjtë, studentët, intelektualët, shoqëria civile dhe gjithë personat që ndjejnë se kjo çështje i bashkon.

