By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga diploma te biznesi, Durmishi prezanton mundësitë për të rinjtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga diploma te biznesi, Durmishi prezanton mundësitë për të rinjtë
MaqedoniTOP LAJM

Nga diploma te biznesi, Durmishi prezanton mundësitë për të rinjtë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka mirëpritur në takim studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me të cilët ka bashkëbiseduar për perspektivën e të rinjve, mundësitë e punësimit, zhvillimin profesional dhe sipërmarrjen.

Ministri Durmishi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe të rinjve, duke nënvizuar se Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e hapur për idetë, iniciativat dhe propozimet e tyre.
Me theks të veçantë, Durmishi është ndalur te Plani Operativ për Punësim, masat për vetëpunësim dhe mbështetja e sipërmarrjes, si mekanizma të rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, integrimin e tyre në tregun e punës dhe hapjen e bizneseve të tyre.

Durmishi ka potencuar se të rinjtë duhet ta ndiejnë mbështetjen e shtetit në çdo hap të zhvillimit të tyre profesional, ndërsa institucionet duhet të krijojnë kushte që njohuritë akademike të shndërrohen në mundësi konkrete punësimi dhe idetë inovative në biznese të suksesshme.

Ministri Durmishi ka ritheksuar përkushtimin e tij për krijimin e një perspektive më të mirë për gjeneratat e reja, duke përcjellë mesazhin se të rinjtë duhet të kenë mundësi ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, me dinjitet, siguri ekonomike dhe mbështetje institucionale.
Takimi nënvizon rëndësinë e dialogut me të rinjtë dhe përfshirjes së tyre në ndërtimin e politikave për zhvillim ekonomik dhe punësim.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia ndalon një grup të rinjsh me maska dhe shkopinj druri në Kumanovë
Next Article Peleshi pret homologun moldav, diskutime për integrimin europian dhe forcimin e bashkëpunimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?