By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga java e ardhshme ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 15 tonë në rrugët shtetërore gjatë fundjavave dhe ditëve me temperatura ekstreme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga java e ardhshme ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 15 tonë në rrugët shtetërore gjatë fundjavave dhe ditëve me temperatura ekstreme
Maqedoni

Nga java e ardhshme ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 15 tonë në rrugët shtetërore gjatë fundjavave dhe ditëve me temperatura ekstreme

admin
Last updated: 28/06/2025 10:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë do të zbatohet një regjim i përkohshëm veror i komunikacionit, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), përcjell Zhurnal.mk.

Ndalimi do të vlejë në këto termine:

Të premten nga ora 17:00 deri në 22:00,

Të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe

Të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në ditët me temperatura ekstreme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11:00 deri në 17:00.

Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihma humanitare, grurë dhe kultura drithërore, mallra të prishshme, naftë dhe derivate të saj, transport të materialeve të rrezikshme, si dhe për automjetet që realizojnë transport për kompani që kanë kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Në rrugën magjistrale A2, në segmentin Shkup – Ohër – Shkup (me vlefshmëri deri më 1 shtator), ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 7.5 tonë gjatë fundjavave, në këto intervale:

Të premten nga ora 15:00 deri në 22:00,

Të shtunën nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe

Të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.

LAMM thekson se ky regjim i posaçëm i komunikacionit po vendoset gjatë verës me qëllim shmangien e bllokimeve në komunikacion në drejtim të destinacionit më të vizituar turistik në Republikën e Maqedonisë, zvogëlimin e vonesave në pikat e pagesës së taksës rrugore dhe në përgjithësi një rrjedhje më të shpejtë të automjeteve dhe lëvizje të papenguar të turistëve.

Edhe ky kufizim nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihma humanitare, grurë dhe kultura drithërore dhe mallra të prishshme.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova priti pjesëtaret e Armatës që përfunduan me sukses trajnim në SHBA
Next Article Nga korriku nis zbatimi i “E-faturës”/ Në vitin 2026 do të bëhet plotësisht e detyrueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?