By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga Radovishi deri në Bullgari me rrugë të shpejtë, Nikolloski: Punimet pritet të nisin në vjeshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga Radovishi deri në Bullgari me rrugë të shpejtë, Nikolloski: Punimet pritet të nisin në vjeshtë
Maqedoni

Nga Radovishi deri në Bullgari me rrugë të shpejtë, Nikolloski: Punimet pritet të nisin në vjeshtë

admin
Last updated: 26/09/2026 15:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Një rrugë e re e shpejtë pritet të lidhë Radovishin me kufirin bullgar, përmes Strumicës dhe Novo Sellës. Ministri i Transportit Aleksandër Nikollovski njoftoi se për projektin tashmë është shpallur procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të përgatisë dokumentacionin dhe studimet e nevojshme. Ofertat mund të dorëzohen deri më 8 tetor, ndërsa synimi është që kjo lidhje të krijojë një korridor të ri rrugor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Synimi ynë është të ndërtohet një rrugë e shpejtë që do të kalojë nga Radovishi përmes Strumicës, deri në Novo Sellë – kufirin me Bullgarinë, dhe në këtë mënyrë të kemi një lidhje tjetër, përmes autostradës ose rrugës së shpejtë, me Republikën e Bullgarisë”, tha Nikolloski.

Projekti parashikon që dokumentacioni dhe studimet të përfundojnë brenda gjashtë deri në nëntë muaj, pas së cilës do të zgjidhet kompania që do të realizojë punimet. Rruga e shpejtë do të financohet me mjete vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Nikolloski pret që, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet në terren të nisin deri në vjeshtë.

“Ajo që dua të them është se do të përdorim mjete vetanake nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore. Ndërmarrja është në gjendje të mirë financiare, ka të hyra të mira dhe do të mund ta ndërtojmë këtë projekt. Le të mos jetë premtim, por nëse gjithçka shkon mirë dhe kemi procedurë të mirë për përzgjedhjen, fillimisht të kompanisë konsulente e më pas të kompanisë ndërtuese, pres që deri në vjeshtë të fillojmë punimet ndërtimore në terren”, tha Nikolloski.

Ministri theksoi se traseja e planifikuar nuk do të përfundojë në Strumicë, por do të vazhdojë deri në kufirin me Bullgarinë.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM akuzon pushtetin për defokusim: VMRO-DPMNE po zhvillon fushatë kundër Venko Filipçes
Next Article FRONTEX zbarkon në kufirin me Shqipërinë, synohet kontroll më i madh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?