By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga rivitalizimi i liqenit të Mbreshtanit, te projekti i urës së Bilçës, Demo për ATSH-në: Më shumë akses për turistët në Berat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga rivitalizimi i liqenit të Mbreshtanit, te projekti i urës së Bilçës, Demo për ATSH-në: Më shumë akses për turistët në Berat
Shqipëri

Nga rivitalizimi i liqenit të Mbreshtanit, te projekti i urës së Bilçës, Demo për ATSH-në: Më shumë akses për turistët në Berat

admin
Last updated: 29/10/2024 08:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Berati është një ndër bashkitë që ka pësuar transformim të jashtëzakonshëm falë investimeve të kryera në infrastrukturë, shërbimet për qytetarët, arsim dhe turizëm.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, theksoi se “të gjitha këto investime kanë sjellë përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe rritjen çdo vit e më shumë të numrit të turistëve vendas e të huaj që vizitojnë qytetin tonë, të cilët po i afrohen shifrës prej 1 milion gjatë këtij viti”.

Një ndër projektet me ndikim në turizëm, sipas tij, është rivitalizimi i liqenit të Mbreshtanit.

“Ky liqen do të jetë një atraksion turistik më shumë për turistët, por edhe një vendtakimi me natyrën për çdo qytetar të Beratit”, tha Demo.

“Projekti i rivitalizimit të liqenit të Mbreshtanit është një vlerë e shtuar në ekoturizëm. Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme”, theksoi kryebashkiaku i Beratit, Demo.

Sipas tij, një tjetër projekt ku po punohet është ai i rikonstruksionit të rrugës së Qafë Dardhës si dhe Çezma e Tarikos – Sotirë, që sapo ka filluar.

“Gjatë këtij viti në Berat është bërë i mundur rehabilitimi dhe restaurimi i Qendrës Historike të Beratit, ku përmendim projektin e rehabilitimit të siluetës urbane në Goricë duke krijuar një pedonale fantastike buzë lumit; projektin e urës së Bilçës, një investim që lidh qytetin me fshatin Bilçë dhe shton aksesin drejt siteve të ekoturizmit; projekti i parkut rekreativ ‘Dua të luaj’, i cili bën të mundur krijimin e një hapësire çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive”, tha Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “një tjetër projekt i rëndësishëm në Berat është ai i sheshit “Teodor Muzaka’’, ku parkimi nëntokësor me 200 vende ka zgjidhur problematikën e parkimit”.

Investime të tjera janë bërë në shndërrimin e sheshit të bashkëjetesës fetare dhe rrugën “Antipatrea”, rehabilitimi i lagjes “Mangalem” dhe sheshit tek Porta e Pashait.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Demo bëri të ditur se “projekti i Tregut të Gjelbër me kapacitet 120 vende, për produktet e fermerëve, do të kthehet edhe në një atraksion për turizmin, pasi do të gjejnë produkte bio nga fshatrat përreth Beratit, të cilat njihen për prodhimet e tyre cilësore”.

Një vëmendje të veçantë, sipas Demos, bashkia e Beratit i ka kushtuar edhe menaxhimit të mbetjeve.

“Është bërë punë parapërgatitore e jashtëzakonshme. Berati aktualisht është një qytet model për sa i takon menaxhimit të mbetjeve. Falë financimit të qeverisë zvicerane, kemi një landfill të certifikuar dhe shumë shpejt do të nisim me ndarjen e mbetjeve në burim”, tha Demo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bashkia e Beratit i ka dhënë zgjidhje edhe problemit të ujërave të zeza.

“Prej dy vitesh kemi siguruar furnizimin me 24 orë ujë të pijshëm. Këto janë disa ndërhyrje dhe investime me impakt direkt në turizëm”, theksoi Demo.

Demo bëri të ditur se “në vijim do të nisim edhe zbatimin e dy projekteve që kanë të bëjnë me rrugë aksesi në Kala, rruga ‘Shkëmbi’ dhe rruga që lidh Velabishtin me Goricën, duke përfunduar paketën e investimeve në infrastrukturën rrugore në zonat historike”.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Drafti i Asociacionit, Ramadani: Po të mos e publikoja, pushteti do të vazhdonte te lëvdonte
Next Article Bombardimet izraelite shkaktojnë 60 viktima në Liban

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?