Shkup, 22 gusht – Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dr.Oliver Millanov sot do të mbajë fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Kontroll i përmirësuar i sëmundjeve te kafshët dhe zbatimi i sistemit për siguri të ushqimit”.
Në ngjarjen në të cilën do të prezantohen arritjet e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, konkluzionet dhe rekomandimet për aktivitetet e ardhshme, do të flasin edhe Shtefen Hudolin, udhëheqës në Sektorin për Operacione pranë Delegacionit të BE-së në Shkup dhe Emili Birosh, projekt menaxher i CAPA-AETS Consortium, zbatues i projektit.