By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nico Williams dëshiron transferimin në Angli, gjigantët londinez në garë për të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nico Williams dëshiron transferimin në Angli, gjigantët londinez në garë për të
Sport

Nico Williams dëshiron transferimin në Angli, gjigantët londinez në garë për të

admin
Last updated: 13/05/2025 08:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dëshira e Nico Williams për të provuar veten në kampionatin anglez Ligën Premier dhe kjo ka ndezur një garë të ashpër mes dy gjigantëve të Londrës, Arsenalit dhe Chelseat.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe beson se kjo verë është momenti i duhur për një hap të madh në karrierë, duke alarmuar klubin bask dhe tërhequr vëmendjen e klubeve angleze.

Në moshën 22-vjeçare, Williams ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Evropian, ku shënoi në finalen kundër Anglisë, duke u konfirmuar si një prej talenteve më premtues në Evropë.

Arsenali e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e majtë, ndërsa drejtori sportiv Andre Berta e ka vendosur në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Nga ana tjetër, Chelsea po monitoron nga afër situatën dhe ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit, duke kërkuar të përforcojë krahët pas formës së paqëndrueshme të lojtarëve aktualë në ofensivë.

Megjithëse tundimi nga Liga Premier është i madh, lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në Bilbao, sidomos nëse Athletic siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, gara mes Arsenalit dhe Chelseat po intensifikohet, dhe vendimi final i Williams pritet të jetë një nga sagat më interesante të merkatos së verës.

Kujtojmë që Nico Williams ka një klauzolë largimi nga Athletic Bilbao prej 58 milionë eurove, shumë e parave që nuk përbën problem për dy gjigantët londinezë.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Gjykatën penale do të shqiptohet aktvendimi për aksidentin ku humbi jetën Frosina Kulakova
Next Article Vazhdon përplasja virtuale, Bajrami e fton për ballafaqim ministren Rizvanolli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?