By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nijazi Gashi dorëhiqet nga udhëheqja e Shoqatës së Pensionistëve: Asnjëherë kërkesat tona s’u morën parasysh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nijazi Gashi dorëhiqet nga udhëheqja e Shoqatës së Pensionistëve: Asnjëherë kërkesat tona s’u morën parasysh
Maqedoni

Nijazi Gashi dorëhiqet nga udhëheqja e Shoqatës së Pensionistëve: Asnjëherë kërkesat tona s’u morën parasysh

admin
Last updated: 11/10/2024 15:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sëbashku me Shoqatën e Pensionistëve, kanë organizuar takim diskutues me pensionistë, me ç’rast është publikuar edhe raporti me titull “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij Raporti se Qeveria duke mos bërë rritje reale të pensioneve, pensionistët do të izolohen, do të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe do të ketë ndikim negativ në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës së tyre.

Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, tha se ata kanë bërë llogaritjet se sa duhet të jenë pensionet, por që asnjëherë janë marr parasysh kërkesat e tyre nga Qeveria, raporton EO.

Madje ai me këtë rast ka bërë të ditur se më nuk do të jetë më kryetar i Shoqatës së Pensionistëve.

“Kemi bërë kërkesa që kemi llogaritur koston jetësore, dhe ne bazë të saj kemi llogaritu se sa duhet të jenë pensionet. Ja kemi dërguar dhe nuk janë përgjigjur. Nuk ka kanë rritur pensionet, na kanë privuar nga pensionet për 7 vjet, secila qeveri. Nuk e kanë bërë as një veprim të tillë që është marre, niveli me i ulët për këtë legjislaturë që të mos respektoj një nëne. Po me befason injoranca e pushtetarëve tanë. Prej sot unë nuk jam kryetar i organizatave, unë dorë hiqem”, ka thënë ai.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, tha se Qeveria aktuale për katër vjet nuk i ka kushtuar vëmendje pensionistëve. Sipas tij, rritja e pensioneve për 20 për qind nuk është në harmoni dhe parimet që dalin nga Kushtetuta dhe  kostoja e jetesës.

“Ne si IKD konsiderojmë që secila parti në pushte që është duhet ti kushtoj një rëndësi të veçantë pensionistëve. Në Qeverinë e fundit nuk jemi duke parë diçka të tillë. Edhe pse e kemi parë që qeveri ka marr vendim për rritjen e pensioneve, e shohim që ky vendim nuk është marr në harmoni dhe pajtim që dalin nga Kushtetuta dhe ligji”.

“Në planë-programi e partisë në pushtet kemi pasur premtime të ndryshme ku do të ndihmën grupet e ndejshme, duke përfshirë këtu edhe  pensionistet. Fatkeqësisht në katër vite nuk kemi parë që i është kushtuar rëndësisë pensionistëve. Ky 20%, jo që nuk është në pajtim me inflacion por nuk është në pajtim edhe me koston e jetesës në të cilën po jetojmë. Qeveria nuk i ka kushtuar fare dialogut social”.

Naim Jakaj, hulumtues i Lartë në IKD, i cili publikoi të gjeturat e këtij raporti, tha se ngritja e pensioneve nga ana e Qeverisë është një lëvizje politike elektorale, e cila nuk reflekton një politikë sociale të qëndrueshme dhe të drejtë për këtë kategori.

Ai ka thënë se një nga problemet më të mëdha me sistemin e pensioneve në Kosovë ka qenë mungesa e harmonizimit me koston e jetesës dhe inflacionin.

“Ngritja erdhi pas një periudhe të gjatë ku pensionistët gjatë tre viteve të fundit përjetuan rënie të fuqisë blerëse, dhe mund të thuhet që tani ky vendim më shumë është një lëvizje politike elektorale, e cila nuk reflekton një politikë sociale të qëndrueshme dhe të drejtë për këtë kategori. Për mungesën e një politike të mirëfilltë pensionale, tanimë kjo çështje vërtetua nga mbledhja e fundit e Qeverisë, ku premtimi për reformë të thellë në këtë mandat, u tha se do të bëhet në mandatin tjetër”.

“Duke mos bërë rritje reale të pensioneve, pensionistët do të izolohen, do të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe kjo jetesë do të ketë ndikim negativ në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës së tyre. Ndjenja mos përkrahjes nga shteti, ndjenja e izolimit dhe dëshpërimit ka efekte të mëdha në shëndetin mendor të pensionistëve, andaj duhet intervenim më të shpejtë dhe më të mirë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani për Ulutash: I shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës
Next Article Një aeroplan ushtarak i Moskës është rrëzuar në jug të Rusisë – mediat sjellin detaje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?