By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski para Odës Ekonomike Amerikane: Shtet digjital do të thotë zhvillim dhe prosperitet, vendosëm ta çojmë shtetin në rrugën e zhvillimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski para Odës Ekonomike Amerikane: Shtet digjital do të thotë zhvillim dhe prosperitet, vendosëm ta çojmë shtetin në rrugën e zhvillimit
MaqedoniTOP LAJM

Nikolloski para Odës Ekonomike Amerikane: Shtet digjital do të thotë zhvillim dhe prosperitet, vendosëm ta çojmë shtetin në rrugën e zhvillimit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Vendosëm ta zhvillojmë Maqedoninë, ta çojmë përpara dhe duhet t’i pranojmë sfidat e kohës së re, e ato janë digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale, porositi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke folur në konferencën e Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmCham) për transformimin digjital, e cila po mbahet sot në Shkup.

Nikolloski theksoi se epoka digjitale dhe zhvillimi i përshpejtuar teknologjik tashmë po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e funksionimit të biznesit, shoqërisë dhe institucioneve, duke përmendur projektet konkrete mbi të cilat po punohet, ndër to ndërtimin e një qendre kombëtare të të dhënave, vendosjen e një sistemi kombëtar me një sportel, futjen e pagesës digjitale të tarifave rrugore dhe sistemeve inteligjente të transportit për modernizim dhe siguri më të madhe në komunikacion.

“Ndryshime të tilla hapin mundësi të mëdha në çdo fushë të veprimit, përveç ekonomisë, edhe në shëndetësi, në sistemet e transportit dhe pothuajse në çdo segment të shoqërisë”, theksoi Nikolloski.

Ai bëri të ditur se Qeveria tashmë po punon për realizimin e strategjisë “Smart Maqedonia 2030”, ndërsa një nga projektet kyçe është ndërtimi i qendrës së parë shtetërore kombëtare të të dhënave.

“Me Ministrinë e Transformimit Digjital tashmë po punojmë për zhvillimin e qendrës së parë shtetërore kombëtare të të dhënave. Po punojmë intensivisht në këtë temë. Ndërtimi i saj duhet të nisë që vitin e ardhshëm. Aktualisht po realizohen të gjitha procedurat që lidhen me urbanizimin dhe dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim që të fillojë ndërtimi. Ideja është që kjo qendër e të dhënave t’i shërbejë shtetit dhe institucioneve shtetërore, duke i mbledhur të gjitha në një vend. Tani kemi një sistem të shpërndarë dhe të paorganizuar, ku secili institucion kujdeset vetë për veten”, tha Nikolloski.

“Jemi në fazë të avancuar të krijimit të një sistemi kombëtar me një sportel, i konceptuar si platformë e centralizuar që do t’u mundësojë të gjitha institucioneve relevante të punojnë në një platformë të përbashkët digjitale”, shtoi zëvendëskryeministri.

Në fjalimin e tij ai paralajmëroi edhe vendosjen e sistemit të ri për pagesë elektronike të tarifave rrugore.

“Nuk flasim për sistem të hapur ose të mbyllur të pagesës së tarifave rrugore, por nuk do të ketë fare pika pagesash në rrugë dhe mënyra e pagesës për përdorimin e autostradës do të jetë sipas kilometrave të përshkuar, gjë që është shumë më e drejtë sesa sistemi që kemi tani”, sqaroi Nikolloski.

Zbatimi i parë i këtij sistemi është planifikuar në autostradën Ohër-Kërçovë, ndërtimi i së cilës duhet të përfundojë deri në fund të majit të vitit 2027, theksoi zëvendëskryeministri.

Në fushën e transportit, Nikolloski paralajmëroi edhe vendosjen e sistemeve inteligjente të transportit.

“Jemi në fazën përfundimtare të ndryshimit të legjislacionit për të mundësuar futjen e sistemeve inteligjente të transportit. Bëhet fjalë për pesë ligje, tre në kompetencë të Ministrisë së Transportit, një në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një në kompetencë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale”, potencoi Nikolloski.

Ai konfirmoi se, me mbështetjen e Bankës Botërore, tashmë është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e sistemeve inteligjente të transportit në Korridorin 10, në segmentin nga Tabanoc deri në Gjevgjeli, ndërsa zbatimi i tyre pritet në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jashari i dhuron uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula, e njofton për modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
Next Article Arrestimi i katër personave lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Prokuroria jep detaje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?