By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së
MaqedoniTOP LAJM

Nikolloski: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së

admin
Last updated: 02/10/2026 10:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 02 tetor, argument.mk/ – Mbështetja për zgjerimin e BE-së është e lartë, opinioni publik mbështet fuqishëm anëtarësimin në BE. Maqedonia me sukses po zbaton proceset reformuese, duke shënuar rritjen e tretë më të lartë ekonomike në Evropë prej 4,3% në tremujorin e dytë, jemi plotësisht të përkushtuar dhe të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në panel diskutimin kushtuar zgjerimit të BE-së i cili u mbajt në Bruksel në organizim të organizatës “tink- tenk”, “Miqtë e Evropës”.

Nikolloski nga Brukseli: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së, arsyeja e vetme pse nuk përparojmë është vetoja nga Bullgaria

“Sa i përket reformave në përgjithësi mirë po përballemi. U përmend Plani i rritjes, gjithçka që na u kërkua e kemi bërë. Ekonomia po rritet me shpejtësi. Në tremujorin e dytë të këtij viti, kemi një rritje të BPV-së prej 4.3% që është e treta më e lartë në Evropë. Ajo që është shumë e rëndësishme për vendin tim: kemi stabilitet dhe kohezion politik, ekonomik por edhe ndëretnik, diçka për të cilën jemi përpjekur në të kaluarën. Kur e shikoni të gjithë pamjen, vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Jemi plotësisht të përkushtuar dhe në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian – jo 80%, jo 90%, por 100%. Arsyeja e vetme pse nuk po përparojmë, për fat të keq është kjo vetoja nga Bullgaria”, theksoi Nikolloski.

Ai theksoi se mbështetja e BE-së për Maqedoninë është e madhe dhe një sinjal i rëndësishëm është se kryetarja e KE-së, Ursula Fon der Lajen po vjen në Shkup.

“Tani gjërat përfundimisht po ndryshojnë. Natyrisht, situata me Ukrainën dhe Moldavinë po e ndihmon të gjithë procesin e zgjerimit dhe kjo duhet të përdoret. Ka interes për rajonin. Kryetarja Fon der Lajen vjen në Shkup- ajo ishte në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe po vjen në Maqedoni, që është një sinjal i madh. Shpresoj se do të gjendet një mekanizëm që Komisioni Evropian do të mund ta përdorë dhe se ne do të hapim negociatat për anëtarësim. Çështjet e hapura me fqinjët duhet të zgjidhen në një mënyrë apo tjetër, por mendoj se atmosfera do të jetë shumë më e relaksuar dhe pozitive nëse fillojmë negociatat”, ka thënë Nikolloski.

Në panel ai theksoi se suksesi i rajonit është performanca e përbashkët dhe kjo tashmë njihet përmes rritjes ekonomike të rajonit, përmes zhvillimit të turizmit dhe zhvillimit të trafikut ajror, kumtoi ministria e Transportit.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: 19 automjete të reja për Higjienën Komunale, synojmë një Shkup më të pastër
Next Article Peleshi pret ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?