By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski propozon që me ligje të veçanta të ndalohet ndërtimi në Qendër dhe Karposh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski propozon që me ligje të veçanta të ndalohet ndërtimi në Qendër dhe Karposh
Maqedoni

Nikolloski propozon që me ligje të veçanta të ndalohet ndërtimi në Qendër dhe Karposh

admin
Last updated: 13/08/2024 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski propozon që të miratohen ligje të veçanta për komunat Qendër dhe Karposh me të cilat do të mbyllen të gjitha çështjet me planin urbanistik.

Propozimin ai e ka paraqitur sot në seancën e Komisionit parlamentar për transport ku propozimin e ka përcjellë në procedurë të mëtejme. Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanizëm në procedurë të mëtutjeshme është me procedurë të shkurtuar. Nikolloski ka paralajmëruar edhe angazhim politik që përderisa është ministër në mbledhjen e Këshillit të komunës së Karposhit, nuk do të ketë plan urbanistik që lidhet me banesat.

“Në komunat Qendër dhe Karposh ka ndodhur dhe po ndodhë kaos urbanistik. Jam në dispozicion për të miratuar ligje të veçanta për të dy komunat njëlloj si për qytetin e Ohrit, për të vendosur kritere të qarta sipas të cilave do të zhvillohen dhe për të vendosur ndalesë për ndërtime, le të themi për 20 vitet e ardhshme. Por kjo të mos jetë një moratorium labil, siç bëri komuna Qendër, kështu që kishte moratorium për kudo përveç në rr. “Kozara” dhe “Dajmond”. Nuk shoh që dikush në opinion të ketë reaguar për faktin që u ngritën katër kulla 25 katesh nga ana e Limakut, por ka reagime për shumë gjëra të tjera. Me këto ligje të veçanta do ta kufizojmë zhvillimin atje, por nuk mundet për shkak të dy komunave në të cilat ndodhi kaos në periudhën e kaluar ta ndëshkojmë tërë shtetin. Pjesa tjetër e vendit duhet të zhvillohet, njerëzit janë shpërngulur dhe ne nuk guxojmë të vazhdojmë të funksionojmë në atë mënyrë”, tha Nikolloski.

Ai shpjegoi se qëllimi i ndryshimit të ligjit është thjeshtimi i procedurës për ndërtimin e shkollave, kopshteve, klinikave, spitaleve dhe garazheve shumëkatëshe që financohen plotësisht nga Buxheti i shtetit ose nga buxhetet e komunave dhe janë plotësisht në pronësi komunale ose shtetërore.

“Sa më shpejt të bëhen projektet me çka do të mund të realizojnë objektet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fare procedurë, por se do të jetë shumë më e thjeshtë”, theksoi Nikolloski.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ahmeti: Maqedonasit mund të ecin para vetëm me ne shqiptarët, përndryshe do t’i gëlltisin serbët, bullgarët, grekët!
Next Article Deri të enjten mot me diell dhe shumë i nxehtë, më pas reshje të shiut, bubullima dhe rënie të temperaturave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?