By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski: Bashkëpunimi me sektorin privat është i rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski: Bashkëpunimi me sektorin privat është i rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri
Maqedoni

Nikollovski: Bashkëpunimi me sektorin privat është i rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri

admin
Last updated: 10/12/2024 15:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 dhjetor – Lufta kundër ekonomisë gri është temë aktuale, por edhe sfidë me të cilën vazhdimisht përballemi. Skena gjeopolitike menjëherë ndryshohet, me kërcënime të rritura për tregtinë e lirë, me ç’rast Maqedonia dhe vendet e rajonit si vende të vogla, më së shumti janë të ekspozuara në rreziqe nga tregtia ilegale, ka theksuar drejtori i Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski, në konferencën rajonale për zbulimin e ekonomisë gri që mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike Amerikane të Maqedonisë dhe Serbisë.

Çelësi për ballafaqimin me këto kërcënime, sipas Nikollovskit, është gatishmëria e lartë e vendeve në parandalimin e çdo përpjekje për veprime kriminele dhe zbulimin e ekonomisë gri, por gjithashtu edhe rritja e bashkëpunimin me sektorin privat dhe ndarja e përvojave dhe sfidave me të cilat përballet ky sektor.

“Drejtoria Doganore ka riaktivizuar punën e Trupit Këshillëdhënës në të cilin bëjnë pjesë të gjitha odat, asociacionet dhe organizatat e përfshira në procedurën doganore. Nga ky trup presim të dalin masa konkrete për problemet me të cilat përballen kompanitë, transportuesit, shpediterët, me ç’rast qëllimi i përbashkët është lehtësimi dhe mbështetja e tregtisë, në kuadër të dispozitave ligjore”, ka theksuar Nikollovski, citohet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.

Duke u kthyer në punën e Drejtorisë Doganore nga 1 korriku i këtij viti pasi e mori funksionin e drejtorit, Nikollovski theksoi se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zbulimin e çdo përpjekjeje të tregtisë ilegale për të cilën vërtetim janë të ardhurat e paguara prej 54,6 miliardë dollarë, që paraqet rritje prej tetë për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Në korrik është regjistruar 127 për qind më shumë import i cigareve se në korrik të vitit të kaluar. Në shtator, të ardhurat nga importet e raportuara të cigareve janë rritur për 46 për qind dhe në tetor për 13 për qind. I theksoj këto rezultate veçanërisht duke pasur parasysh se në konferencë janë të pranishëm përfaqësues të OLAF dhe përfaqësues të industrisë së duhanit. Gjithashtu, dua të theksoj se në këto pesë muaj kemi 212 raste të konfiskimeve, ose gati dy herë më shumë se vitin e kaluar. Vazhdojmë me realizimin e projekteve për modernizimin, përmirësimin e kushteve të punës dhe aplikimin e teknologjisë inovative në punën tonë, veçanërisht për përmirësimin e funksionit tonë kontrollues”, theksoi Nikollovski.

Konferencat e këtij lloji, sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, janë një mundësi shtesë për shkëmbimin e përvojave dhe vendosjen e mënyrave të reja për komunikim më të ngushtë ndërmjet pjesëmarrësve në shkëmbimin tregtar në rajon dhe më gjerë. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pasdite vazhdon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025
Next Article Kush do ta zëvendësojë Artan Grubin në BDI?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?