By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski – Dikson: Ndryshime thelbësore institucionale për luftë të ashpër me krimin dhe korrupsionin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski – Dikson: Ndryshime thelbësore institucionale për luftë të ashpër me krimin dhe korrupsionin
Maqedoni

Nikollovski – Dikson: Ndryshime thelbësore institucionale për luftë të ashpër me krimin dhe korrupsionin

admin
Last updated: 22/07/2024 10:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski sot ka zhvilluar takim me Mark Dikson, shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, në të cilin kanë biseduar për përballje me krimin dhe korrupsionin përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës.

Siç informon Drejtoria e Doganës, konkluzione nga takimi ishin “ngritja e statusit profesional, intensifikimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës dhe zbatimi i një qasjeje strategjike nga të gjitha institucionet”.

Ishte konkluduar edhe se do të ketë ndryshim në metodat e trajnimit, të cilat duhet të jenë praktike dhe thelbësore, të frekuentuara vetëm nga individët që tregojnë një nivel të lartë profesionalizmi.

Nikollovski dhe Dikson ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin, i cili pritet të forcojë kapacitetet institucionale në luftën kundër krimit të organizuar. 

“Duhet të kemi ndryshime të thella institucionale, qëllimi ynë është të përmirësojmë profesionalizmin e shërbimit, ku politikat e sigurisë do të zbatohen nga individë me nivele të larta profesionalizmi, integriteti dhe udhëheqjeje”, theksoi Nikollovski.

Shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në OSBE, Dikson, siç informon Drejtëria, theksoi se një nga objektivat e misionit është të përmirësojë interoperabilitetin midis institucioneve për të “luftuar efektivisht krimin e organizuar”.

“Njëherësh theksoi se institucionet duhet të përqendrohen në ndërhyrjen e hershme dhe parandalimin e krimit dhe korrupsionit”, bën të ditur Drejtoria e Doganës në kumtesë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Seanca të komisioneve të Kuvendit për sistem politik, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisonit ligjdhënës – juridik
Next Article BDI në pushtet luftonte për shtetin e gjuhën maqedonase, BDI në opozitë kërkon ndarjen e shtetit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?