By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis fotografimi i ri ajror i territorit të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nis fotografimi i ri ajror i territorit të Shqipërisë
Shqipëri

Nis fotografimi i ri ajror i territorit të Shqipërisë

admin
Last updated: 26/08/2026 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht, argument.mk/ – Sot ka nisur zyrtarisht procesi i fotografimit të ri ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi të veçantë që realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Projekti synon përditësimin e informacionit gjeohapësinor dhe forcimin e kapaciteteve për monitorimin, planifikimin dhe administrimin e territorit.

Faza e parë e projektit ka nisur me fotografimin ajror të 680 km² të zonave urbane, duke sjellë një nivel të ri cilësie dhe saktësie në mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore.

Risia e këtij projekti është përdorimi i teknologjive me rezolucion shumë të lartë prej 5 cm GSD, si dhe skanimi LIDAR me densitet 10 pika/m².

Qëllimi kryesor i projektit është përditësimi dhe zhvillimi i Hartës Bazë për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke mundësuar krijimin e një informacioni hartografik të saktë, të detajuar dhe të përditësuar.

Për herë të parë në këtë projekt do të përfshihet edhe fotografimi ajror oblik, i cili do të mundësojë krijimin e produkteve të avancuara gjeohapësinore, përfshirë modele dhe imazhe 3D të zonave urbane (3D City).

Këto të dhëna do të krijojnë mundësi të reja për analizën, vizualizimin dhe administrimin e hapësirave urbane, mjedisit, bujqësisë dhe shumë fushave të tjera.

You Might Also Like

Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Rritet prodhimi i energjisë së pastër – INSTAT: 20 përqind e energjisë së prodhuar, nga dielli dhe era

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Strehim social për çiftet dhe familjet e reja! Zv.kryeministrja Koçiu prezanton planin “Shqipëria Sociale”, ja për çfarë bëhet fjalë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Julian Alvarez mungon në stërvitjen e Atleticos, shton spekulimet për largimin e tij
Next Article Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?