By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit
Maqedoni

Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit

admin
Last updated: 26/08/2026 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Projektet si autostrada Shkup-Bllacë ndërtimin e së cilës e fillojmë sot janë rezultat i politikës së qartë dhe vizionit të Qeverisë për zhvillimin e vendit, porositi sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, në vendosjen e gurthemelit të ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë në një gjatësi prej 10,5 kilometra.

Nikolloski theksoi se po fillon një projekt i ri i cili për disa vite do të sjellë zhvillim shtesë dhe lidhshmëri të fortë të vendit tonë me Kosovën dhe me Malin e Zi, duke hapur të paktën dy porte – një hapje shtesë për portin e Durrësit dhe hapjen drejt portit të Tivarit dhe ende më shumë përforcim të Maqedonisë si një udhëkryq i Ballkanit.

Të gjitha këto projekte, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski, mund të ndodhin vetëm dhe nëse ka politikë dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

“Kur u formua kjo Qeveri në vitin 2024, politika dhe vizioni i qartë i kryeministrit Hristijan Mickoski ishte se Maqedonia duhet të bëhet udhëkryqi i Ballkanit, ta shfrytëzojmë pozitën tonë unike ku kryqëzohen dy korridoret panevropiane – korridori 8 (Lindje-Perëndim) dhe Korridori 10 (Veri-Jug), ndërsa gjithashtu në to mbindërtohen edhe Korridori 11 dhe Korridori 6 që nisin nga këtu, dhe në këtë mënyrë të mund ta bëjmë vendin zemër të Ballkanit. Sot fillojmë një projekt të tillë i cili çon në atë drejtim dhe vetëm me një politikë të tillë të qartë dhe vizion të qartë mund të ndodh kjo, sepse çdo Qeveri ka prioritete të ndryshme, prioriteti i kësaj Qeverie është progresi, bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe në këtë mënyrë zhvillimi i vendit dhe i gjithë rajonit”, tha Nikolloski duke falënderuar në mbështetjen për realizimin e projektit.

Kilometrat e rinj të autostradës, në segmentin nga Stenkoveci deri në 1,5 kilometrat e ndërtuara tashmë të autostradës, duhet të jenë gati për katër vjet. Do ta ndërtojë kompania ndërtimore e vendit “Granit” SHA Shkup. Në autostradë do të ketë pesë tunele, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse.

Financimi është siguruar përmes huasë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 167,6 milionë euro, grant nga Korniza për investime për Ballkanin Perëndimor nga 30,82 milionë euro, mjete nga buxheti i NPRRSH për shpronësim, si dhe grant fonde për projektuesit Hill International dhe ADT Omega.

Në vendosjen e gurthemelit ishin të pranishëm kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, zëvendëskryeministrat Lupço Dimovski dhe Bekim Sali, ministra, deputetë, përfaqësues të partnerëve financiar ndërkombëtar në projekt, ambasadorë.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis fotografimi i ri ajror i territorit të Shqipërisë
Next Article Sali: Autostrada Shkup–Bllacë afron Shkupin me Prishtinën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?