By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisja e vjeshtës rrit rrezikun nga gripi stinor, mjekët apelojnë për vaksinim dhe higjienë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nisja e vjeshtës rrit rrezikun nga gripi stinor, mjekët apelojnë për vaksinim dhe higjienë
Maqedoni

Nisja e vjeshtës rrit rrezikun nga gripi stinor, mjekët apelojnë për vaksinim dhe higjienë

admin
Last updated: 27/09/2026 16:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shtator argument.mk/ – Ndryshimi i temperaturave dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura e të mbipopulluara janë disa nga faktorët kryesorë të përhapjes së gripit stinor. Mjekët presin që edhe ketë vit numri i pacientëve të jetë i lartë, ndërsa theksojnë se vaksinimi mbetet një nga masat kryesore mbrojtëse, sidomos ndaj grupeve të rrezikuara.

“Siç çdo vit edhe këtë vit natyrisht pritet që numri i pacientëve të jetë shumë i lartë, por nuk mund të japim një numër specifik sepse gjithçka do të varët nga lloji i virusit, nga imunizimi por më e rëndësishmja do të varet edhe nga imuniteti i përgjithshëm i njerëzve. Për sa i përket simptomave mund të them se gripi pothuajse gjithmonë vjen me rritje të menjëhershme të temperaturës, dhimbje në kyçe dhe muskuj, kokëdhimbje, dhimbje fyti, vështirshi në frymëmarrje, kurse tek fëmijët më së shpeshti mund të paraqiten të vjella, përzierje dhe diarre”, deklaroi Ivona Iliojoska-mjek familjar.

Për mbrojtjen nga gripi mjekët bëjnë thirrje për vaksinim, duke thënë se kjo është një nga masat parandaluese më të mira, veçanërisht ndaj qytetarëve që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara.

“Masa mbrojtëse që duhet të merret para se gjithash është vaksinimi kundër gripit stinor, veçanërisht për personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe unë gjithashtu rekomandoj edhe gratë shtatzëna sepse edhe ato hynë në grupin e personave të rrezikuar’’, theksoi Dr.Ivona Iliojoska-mjek familjar.

Ndërsa infeksionet mund të jenë të pashmangshme për disa, kujdesi dhe parandalimi mbeten mbrojtja më e mirë. Higjiena e duarve, vaksinimi, ushqyerja e shëndetshme dhe kujdesi ndaj organizmit janë hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm për të ulur rrezikun.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vendi planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh në tregun ndërkombëtar gjatë vitit 2027
Next Article Pacientët dërgohen nga një qytet në tjetrin për trajtimin e plagëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?