By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nivelin më të lartë të taksave në Ballkan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nivelin më të lartë të taksave në Ballkan
Shqipëri

Nivelin më të lartë të taksave në Ballkan

admin
Last updated: 04/05/2024 10:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Duke reaguar mbi taksimin e ri për profesionet e lira, këshilltari ekonomik i grupit të Rithemelimit, Dorian Teliti, thekson se Shqipëria që prej vitit 2014 ka nivelin më të lartë të taksave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, kryeministri Edi  Rama kërkon eliminimin e shtresës së mesme, ndërsa i bëri apel Gjykatës  Kushtetuese të pranojë kërkesat e opozitës për shfuqizimin e këtij ligji.

 DEKLARATA E KËSHILLTARIT EKONOMIK NË PD, DORIAN TELITI:

Është fakt i njohur se Shqipëria që prej vitit 2014 ka nivelin më të lartë të taksave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është gjithashtu fakt, se këto taksa kanë qenë ndër arsyet kryesore të falimentimit të dhjetëra mijëra bizneseve, largimit të shumë sipërmarrësve të huaj dhe gjithashtu një ndër pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja direkte.

Në vend që të bëjnë hapa pas nga këto politika të gabuara e ti shpallin luftë krimit të organizuar, klientelizmit dhe korrupsionit 100%, të denjë për rekordet Guinness, që po gërryen ekonominë e vret konkurrencën, Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lire.

Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029.

Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre. Sipas një sondazhi të revistës ekonomike ‘Monitor’ gjendja është alarmante.

96 % e të anketuarve shprehen se ky taksim i ri ndaj do të ketë efekte negative në aktivitetin e tyre si sipërmarrës të lirë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

38 % e të anketuarve shprehen se do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, që do ti shkojë si barrë shtesë konsumatorit shqiptar.

26 % e të anketuarve shprehen se kostot financiare të kësaj barre të re fiskale do ta përballojnë duke ulur fitimet, thënë ndryshe më pak para për këta profesionistë të lirë për rritje profesionale, investime në biznesin, dhe në rastin më të keq edhe shkurtime të numrit të punonjësve.

17.5 % të të anketuarve shprehen se po mendojnë seriozisht që të mbyllin aktivitetin, ndërsa 5.4 % po bëjnë gati valixhet për tu larguar përfundimit nga Shqipëria.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të nderuar qytetarë.

Ky vendim i qeverisë së Edi Ramës ka në prapavijë interesat e tij politike dhe është eliminimi i shtresës së mesme.

Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, që të pranojë kërkesat e opozitës dhe grupeve të interesit për shfuqizimin e këtij taksimi, i cili rrezikon të falimentojë biznese dhe të shtojë shqiptarë në radhën ndërkohë të gjatë të shpopullimit të vendit.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ali Ahmeti nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4
Next Article Tërmet i regjistruar në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?