By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës
Opinione

Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës

admin
Last updated: 22/07/2025 09:56
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkruan, Enver Robelli

Kush udhëton natën nga Vërmica në Prishtinë, duhet t’i bëjë sytë katër për të arritur gjallë në cak, sepse sinjalistika është fshirë gati krejtësisht duke e bërë autostradën si urë ferri. Qeveria e Kosovës, me sa duket, nuk ka kohë të merret me punë tokësore. Ajo mbase beson se autostrada mirëmbahet vetë

Tregimi për autostradën nga Vërmica në Prishtinë mund të fillojë edhe në Kalimash, sepse jemi një. Shpejtësia e lejuar në këtë tunel është 70 kilometra në orë. Kush e respekton këtë shpejtësi me siguri nga shumica e shoferëve shikohet si budalla.

Dy të tillë, pra shoferë, me vetura me targa të Kosovës, në një ditë të fillimkorrikut kishin zgjedhur tunelin e Kalimashit për të bërë garë. Siç u tha: aty lejohet ecja me shpejtësi prej 70 kilometra në orë. Shpejtësia e dy shoferëve të përmendur mund të ketë qenë mbi 170 kilometra në orë, ndoshta edhe më shumë. Dëshmitarë të tjerë kanë regjistruar edhe autobusë që marshojnë nëpër tunel me deri në 120 kilometra në orë. Video përkatëse qarkullojnë në rrjetet sociale.

Është një kategori kosovarësh – mes tyre edhe nga diaspora – që sapo hyjnë në Shqipëri, fillojnë të sillen me kapadaillëk. Në vitin 2021 u ndaluan nga policia afër Vlorës një shqiptar me banim në Zvicër dhe një tjetër me banim në Kosovë. Me veturat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” ata po lëviznin me shpejtësi prej 225 kilometrash në orë. Ata u gjobitën me afërsisht nga 1.500 euro. Një shumë e përballueshme për dikë që është pronar i një “Lamborghini”.

Për shoferët e Kalimashit nuk pati pasoja e të tilla. Të lumtur dhe duke trimëruar njëri-tjetrin ata vazhduan rrugën pasi paguan ato 5 eurot e famshme për kalimin e “Rrugës së Kombit” në Shqipëri. Policia rrugore nuk ishte askund atë ditë. Ndonëse t’i ndalosh këta shoferë është punë e lehtë për policinë. Tuneli i Kalimashit me siguri ka kamera vëzhguese. Në kohën e revolucionit digjital, informata mbi tejkalimin flagrant të shpejtësisë brenda pak minutash mund të mbërrijë te policia kufitare e Shqipërisë dhe e Kosovës në Vërmicë. Aty dy shoferët e papërgjegjshëm do të ndaleshin me dashamirësi dhe do të arrestoheshin menjëherë, përfshirë konfiskimin e veturave. Për këtë në Kosovë është mirë të ndryshohet ligji. Sepse një veturë me peshë prej 1,5 tonelatash apo më shumë, e cila keqpërdoret për të tejkaluar shpejtësinë dhe rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, nuk është automjet për të arritur nga pika A në B. Jo, një veturë e tillë është armë – armë e rrezikshme që përdoret nga shoferi me energji kriminale.

Në Kosovë shoferët i pret edhe një rrezik tjetër. Autostrada mes Vërmicës dhe fshatit Arllat i ngjan një piste të vjetruar diku në ndonjë xhungël afrikane apo latinoamerikane. Autostrada ka kushtuar shumë, sipas disa vlerësimeve rreth 820 milionë euro. Qeveritë e mëparshme janë kujdesur që për këtë projekt të mbretërojë jotransparancë maksimale. Qeveria e tanishme, me sa duket, është e bindur se autostrada e hapur më 2013 mirëmbahet vetë. Nga një dorë e padukshme. Natyrisht kjo është një utopi. Secila rrugë duhet të mirëmbahet, e sidomos autostrada. E çuditshme se si gjendja e mjerueshme e rrugës nuk u ka rënë në sy kryeministrit të Kosovës, ministrit të Infrastrukturës, deputetëve të Kosovës – të gjithë këta kalojnë shpesh nëpër këtë rrugë. Ose e kanë parë mjerimin e kësaj rruge dhe nuk u bënë përshtypje fare.

Të kalosh sidomos natën nëpër këtë autostradë është e frikshme. Sinjalistika tokësore pothuaj nuk ekziston. Vijat e bardha të pandërprera dhe të ndërprera në pjesën më të madhe të segmentit rrugor janë fshirë nga përdorimi i autostradës. Vija kufizuese në skaj të rrugës po ashtu pjesërisht nuk duket. Ndriçim nuk ka. Duhet t’i bësh sytë katër për t’i shpëtuar daljes nga rruga. Po ashtu kur nuk ka vija, si shofer nuk e di nëse je duke qëndruar në korsinë tënde apo tashmë ke dalë në korsinë për tejkalim. Me një fjalë: të kalosh këtë autostradë është një sfidë e madhe. Për çdo ditë gjatë verës në këtë autostradë kalojnë dhjetëra mijëra vetura me shoferë nga Kosova, me mërgimtarë që vijnë nga shtetet perëndimore, me shoferë të tjerë nga Ukraina, Hungaria, Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut, të cilët nëpër këtë rrugë shkojnë për pushime në Shqipëri dhe pas ca ditësh çlodhjeje kthehen prapë nëpër Kosovë ku mund të rrezikojnë jetën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan ku shoferët mund të lëvizin falas nëpër autostradë. Para një viti Ministria e Infrastrukturës njoftoi se “po punon” që t’i japë fund shfrytëzimit të autostradave pa pagesë. Me gjasë Ministria është ende “duke punuar”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Mbase qeveria në katër vjetët e fundit nuk ka pasur guxim të flasë për vendosjen e një tarife për kalimin nëpër autostradë. Por debati duhet të hapet, sepse nga tarifat mund të financohet mirëmbajtja e autostradës. Tarifa mund të jetë e moderuar dhe jo abuzive si në disa shtete të rajonit, por ashiqare nuk duhet të tolerohet më ecja falas nëpër autostradë. Për shembull mund të aplikohet një tarifë vjetore prej 10 apo 15 eurosh sipas modelit zviceran. Në Zvicër vinjeta vjetore për lëvizje në autostradë kushton rreth 40 euro. Por para këtij debati mbi tarifat eventuale, urgjente është që Qeveria e Kosovës të blejë disa thasë me gëlqere për t’ia kthyer sinjalistikën autostradës “Ibrahim Rugova”.

You Might Also Like

Ahmeti flet për ushtarë e ndarje vetëm kur ka zor!

Ali Ahmeti iu drejtohet maqedonasve: Shqiptarët janë për një Maqedoni unitare, të përbashkët dhe të barabartë

Kush po i saboton proceset euroatlantike të Maqedonisë së Veriut?

Kosova rrezikon të mbetet në harresë

Balancuesi nuk ishte ligj – ishte mungesë ligji me emër të stisur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vala e të nxehtit në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë apelon të respektohen rekomandimet për mbrojtje
Next Article Gruaja e ish-CEO-së ‘zhduket’ pas turpit publik, ku ndodhet Megan Kerrigan pas skandalit viral?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?