By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar
Maqedoni

Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

admin
Last updated: 31/03/2025 08:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Dhjetë vjet nga ujdia në Bruksel për hapjen e saj, pika kufitare në Izvor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e mbyllur për shkak të refuzimit nga pala serbe.

Ndërsa edhe rruga që e lidhë këtë pikë me fshatin Banjskë të Zveçanit, do të mbetet në gjendje të rëndë për së paku edhe një vit.

Për hapjen këtij kalimi kufitar dhe atij në Kapi të Sfircës në Kamenicë, vitin e kaluar, BE-ja konfirmoi se ka marrë përsipër hartimin e një propozimi për funksionalizimin e tyre.

Ky pikë-kalim në zonën kodrinore-malore ndërmjet Zveçanit në Kosovë dhe Novi Pazarit në Serbi, zyrtarisht, nuk i shërbeu asnjëherë qëllimit për të cilin u ndërtua – bazuar në Protokollin Teknik të Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Në Maj bëhen 10 vjet prej kur Kosova dhe Serbia u dakorduan për ndërtimin dhe hapjen e pikës kufitare prapa meje, këtu në Izvor të Zveçanit, dhe tjetrës në Kapi të Sfricës në Kamenicë, por asnjëra nuk është funksionalizuar për shkak të refuzimit nga Serbia.

Për hapjen e dy pikave të reja kufitare, veçse të gatshme, pati diskutime në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh, vitin e kaluar.

Atë kohë, Bashkimi Evropiani kishte konfirmuar se si lehtësues i procesit, kishte marrë përsipër detyrën e jetësimit të ujdisë së para një dekade, duke përgatitur edhe një propozim se si të operacionalizohet hapja.

“Palët veçse janë pajtuar për hapjen e tyre (kalimeve kufitare Izvor dhe Kapi) në të kaluarën. BE-ja, po ashtu, e mbështet hapjen e këtyre kalimeve kufitare dhe BE-ja do të paraqesë një propozim se si të operacionalizojë hapjen”.

Por, ende nuk ka një njoftim për këtë propozim, e as për hapjen e pikave kufitare.

Ndërkohë, edhe për së paku një vit banorë të zonës, policë kufitar të Kosovës e pjesëtarë të KFOR-it do të përballen me gjendjen e rënduar të rrugës 15 kilometërshe që lidhë fshatin Banjskë me pikën e supozuar kufitare.

Përveç segmentit 2 kilometërsh tërësisht gurë e baltë, në dalje të fshatit ku ndodhi sulmi terrorist paramilitar në shtator të vitit 2023, të dëmtuara janë edhe copëza më të shkurtra të pjesës së asfaltuar të rrugës që çon në kufi me Serbinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Banjskë me atë Izvor, përkatësisht pikën kufitare jo funksionale atje, është buxhetuar tek për vitin 2026”.

Për këtë janë paraparë afër 672 mijë euro, investim nga niveli qendror. [background: ligji për buxhetin]

Jo larg kufirit, në këtë rrugë që për vite me radhë ishte një nga vijat kryesore të kontrabandës në veri dhe një pjesë të së cilës dyshohet se në shtator 2023 e përdori Milan Radojçiq dhe grupi i tij terrorist, tashmë është stacionuar Policia e Kosovës dhe janë shtuar patrullat e KFOR-it.

Hapja eventuale e pikës kufitare, krahas aspekteve të sigurisë, do të përgjysmonte distancën rrugore ndërmjet Basnjkës dhe Novi Pazarit./RTVDukagjini/

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump thotë se “ka metoda” për të kërkuar një mandat të tretë, duke shtuar se ai “nuk po bën shaka”
Next Article Mobilizimi i përgjithshëm i UÇK-së, 26 vjet nga urdhri historik për çlirimin e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?