By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump thotë se “ka metoda” për të kërkuar një mandat të tretë, duke shtuar se ai “nuk po bën shaka”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump thotë se “ka metoda” për të kërkuar një mandat të tretë, duke shtuar se ai “nuk po bën shaka”
Bota

Trump thotë se “ka metoda” për të kërkuar një mandat të tretë, duke shtuar se ai “nuk po bën shaka”

admin
Last updated: 31/03/2025 08:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka hedhur poshtë idenë për të ndjekur një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se Amendamenti i 22-të i Kushtetutës e ndalon atë, duke pretenduar se “ka metoda” për ta arritur këtë dhe duke theksuar se ai “nuk bën shaka”.

“Shumë njerëz duan që unë ta bëj këtë. Por… mendimi im është se ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Jam i fokusuar në të tashmen”, ka thënë Trump në një intervistë telefonike me Kristen Welker të NBC News të dielën, përcjell Telegrafi.

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës, i cili u ratifikua në vitin 1951, thotë: “Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”.

“Ka metoda që ju mund ta bëni atë”, citohet të ketë thënë presidenti kur u pyet nëse ka strategji në tryezë për ta lejuar atë të kërkojë një mandat tjetër.

Welker përmendi një plan të mundshëm në të cilin zëvendës-presidenti JD Vance do të kandidonte në vitin 2028 dhe më pas “do t’ia kalonte stafetën Trumpit”.

“Epo, kjo është një. Por ka edhe të tjera”, është përgjigjur presidenti, përpara se të refuzonte të shtjellonte një gjë të tillë.

“Unë nuk bëj shaka”, i tha Trump Welker, duke përsëritur se megjithatë, “është shumë herët për të menduar për këtë”.

Trump ka përmendur shpesh një mandat të tretë, duke thënë në një tubim në Nevada në janar se “do të jetë nderi më i madh i jetës sime të shërbej, jo një herë, por dy ose tre herë ose katër herë”, me sa duket duke bërë shaka.

Ai më vonë sqaroi: “Jo, do të jetë për të shërbyer dy herë. Për katër vitet e ardhshme, nuk do të pushoj”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uzuni fillon shkëlqimin në MLS, gjen golin e parë dhe i jep fitoren skuadrës së tij
Next Article Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?