By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një ditë pas përhapjes së frikshme të zjarrit në Shëngjin, rreziku mbetet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Një ditë pas përhapjes së frikshme të zjarrit në Shëngjin, rreziku mbetet
Shqipëri

Një ditë pas përhapjes së frikshme të zjarrit në Shëngjin, rreziku mbetet

admin
Last updated: 31/07/2024 08:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mëngjesi në Shëngjin është sot i qetë dhe pa vatra zjarri të aktivizuara, por rreziku mbetet. Gazetari Armend Pire raportoi për “Dita Jonë” nga zona e Portit të Shëngjinit, ku një ditë më parë ishte një prej vatrave më të nxehta të zjarrit, për shkak të përhapjes së flakëve në vijën e parë të bregut, duke rrezikuar turistët, banorët, resortet dhe banesat.

“Gjatë mbrëmjes së shkuar ishte zona pranë portit të Shëngjinit një prej vatrave më të nxehta të zjarrit. Mëngjesi është i qetë në Shëngjin ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës. Mëngjesi është më i qetë dhe më i organizuar sa u përket edhe vatrave që mund të jenë aktive. Pranë kishës së Shëngjinit janë grumbulluar zjarrfikësit dhe ushtarët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarakë janë në gatishmëri për të monitoruar situatën e kodrave ka qenë një perimetër i gjerë flakësh”.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarëve janë në gatishmëri, pasi ekziston frika për rindezje të vatrave për shkak të erës së fortë që pritet gjatë mesditës

“Vazhdon të jetë rrezik për vatrat në dukje të shuara, por Shëngjini është një zonë ku dendësia e erës është e vazhdueshme dhe mund të ketë rikthim të zjarreve. Të lënduar nuk ka pasur, por mund të ketë pasur ndonjë asfiksim të lehtë. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme gjatë drekës e pasdites e flakët resortet dhe mbërritën te vija e parë e bregut, duke djegur shezllone e beach bare”.

Mesditën e djeshme pati një përhapje masive të flakëve të zjarrit në Shëngjin dhe situata ishte tepër e rrezikshme. U desh ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri që ndihmuan për të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së djeshme.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dtë e nxehtë, ja sa priten të jenë temperaturat sot
Next Article Këmbimi valutor, si qëndron leku sot në raport me monedhat e huaja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?