By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor
Bota

Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor

admin
Last updated: 11/03/2024 10:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos.

Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024.

Hulumtimi anketoi 1000 njerëz nga secili prej 16 vendeve në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut për shëndetin e tyre mendor. Krahasuar me vitin 2023, vihet re se në shumicën e vendeve situata është përkeqësuar në vitin 2024. Në Francë, Irlandë dhe Meksikë, numri i njerëzve me sëmundje mendore u rrit me gjashtë deri në shtatë për qind. Në Turqi, deri në tetë për qind. Vetëm në Filipine në vitin 2024 ka më pak pacientë se një vit më parë.Përveç kësaj, shëndeti mendor duket të jetë një çështje brezash. Sidomos shpesh, të rinjtë nga mosha 18 deri në 34 vjeç deklarojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore. Në Irlandë, Turqi dhe SHBA preken kryesisht të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç. Megjithatë, në grupmoshën 25-34 vjeç, SHBA-të dhe Turqia kryesojnë për nga numri i të sëmurëve mendorë.

Tër rinjtë më të rrezikuar

Sipas këtij raporti, 43 për qind e të gjithë të anketuarve nga mosha 18 deri në 24 vjeç deklaruan se kanë probleme psikike. Sëmundjet më të shpeshta janë depresioni, nga i cili vuajnë 22 për qind e të anketuarve, pasuar nga ankthi, fobitë apo çrregullimi i stresit post-traumatik, nga i cili vuajnë edhe 22 për qind e të anketuarve.

Sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më pak të zakonshme janë sëmundjet mendore. Vetëm 14 për qind e të anketuarve të moshës 65 deri në 75 vjeç deklaruan se vuajnë nga nddonjë çrregullim si depresioni, fobitë dhe të ngjashme.

Por ka dallime jo vetëm në lidhje me moshën, por edhe me gjininë. Gratë raportojnë se kanë probleme psikike më shpesh sesa burrat. Kështu thuhet në 16 vende. Këtu edhe gratë më të reja preken më shpesh sesa gratë e moshuara.

Hulumtimi gjithashtu shpjegon se si personat e intervistuar arrijnë në njohuritë për prekjen nga sëmundjet e tilla. Në Gjermani, shumica dërrmuese (57 për qind) mori një diagnozë nga ndonjë psikolog ose psikiatër. Rreth 17 për qind morën një diagnozë të tillë nga mjeku i tyre i përgjithshëm.

Numri i gjermanëve që kanë arritur në përfundimin se vuajnë nga sëmundje të tilla përmes hulumtimeve personale, si për shembull përmes internetit, është 16 për qind. Në vendet e tjera, kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Në Filipine, 60 për qind e të anketuarve kanë ardhur në përfundim se vuajnë nga sëmundje mendore përmes interentit, ndërsa në Turqi 36 për qind.Ky hulumtim tregon qartë se sa e rëndësishme është ndihma profesionale në rast të ndonjë sëmundje të tillë. Shumica e të anketuarve në Gjermani (57 për qind) thonë se, falë ndihmës profesionale, janë shëruar me sukses nga sëmundja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por edhe në Gjermani është i lartë numri i personave të anketuar (24 për qind) që nuk pranojnë trajtim profesional nga psikologë apo psikiatër. Vetëm në Japoni më shumë njerëz (25 për qind) nuk pranojnë ndihmë profesionale në rast të ndonjë sëmundje mendore.

Sipas Shoqatës Gjermane për Psikiatrinë dhe Psikoterapi, Psikosomatikë dhe Trajtim të Sëmundjeve Nervore (DGPPN), “sëmundjet mendore në Gjermani janë ndër katër shkaqet më të rëndësishme për humbjen e viteve të shëndetshme të jetës. Njerëzit me sëmundje mendore jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak se pjesa tjetër e popullsisë”./DW

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot 18 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit
Next Article Mirënjohja e SHBA-së, përmes Blinkenit ndaj Bujar Osmanit (Video)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?