By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një javë larg zgjedhjeve lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një javë larg zgjedhjeve lokale
Maqedoni

Një javë larg zgjedhjeve lokale

admin
Last updated: 12/10/2025 11:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 tetor – Pikërisht pas një jave, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet lokale, respektivisht për kryetar komunash dhe këshilla komunash, raporton Anadolu.

Zgjedhjet, e caktuara për më 19 tetor dhe raundi i dytë për më 2 nëntor, do të përfshijnë zgjedhjen e 81 kryetarëve të komunave dhe të anëtarëve të këshillave komunale në mbarë vendin, ku rreth 1,8 milionë qytetarë të vendit do të kenë mundësinë të votojnë.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në këto zgjedhje janë paraqitur 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista të kandidatëve për anëtar të këshillave komunale me gjithsej 10.490 kandidatë.

Fushata zyrtare 20-ditore për zgjedhjet tashmë ka filluar që nga 29 shtatori dhe do të zgjasë deri në mesnatë më 17 tetor, pas së cilës kalohet në periudhën e heshtjes zgedhore derisa të përfundojë votimi.

Gara në Qytetin e Shkupit dhe në Komunën e Çairit

Në Qytetin e Shkupit, ku për një kohë të gjatë shërbimet publike kanë ardhur në pikë ndalese, në zgjedhjet lokale spikasin dy kandidatë kryesorë: Orce Gjeorgjievski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, si dhe Kaja Shukova, e mbështetur nga LSDM dhe koalicioni.

Ndërkaq, në Komunën e Çairit që gjendet brenda Qytetit të Shkupit, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptarët, do të garojnë zëvendëskryeministri aktual Izet Mexhiti dhe ish-ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani.

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur në të gjithë vendin kanë organizuar tubime, takime publike dhe fushata të ndryshme, të cilët kryesisht theksojnë infrastrukturën, shërbime më të mira dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Buxheti total për zgjedhjet lokale është 9,76 milionë euro

Buxheti total për zgjedhjet lokale të këtij viti është 9.760.000 euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat e paguara politike.

Përveç këtyre parave, është edhe shuma për kompensimin e anëtarëve të bordeve zgjedhore, si dhe transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve dhe të materialit zgjedhor nga Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) deri në qendrat e votimit ku do të zhvillohet votimi, pasi këto i sigurojnë vetëqeverisjet lokale.

Këto janë zgjedhjet lokale të teta të mbajtura në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia, pas atyre në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit
Next Article Nga sot nis zbatimi i sistemit të ri të kalimit kufitar në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?